Albspirit

Media/News/Publishing

“The Guardian”: Inagurimi i Trump, një deklaratë lufte politike

Kalimi presidencial i pushtetit ndoqi të gjitha detajet e zakonshme civile, por tonaliteti fjalimit të Trump shënoi një ndryshim të frikshëm në Amerikë.

Në detajet e jashtme, transferimi i organizuar i pushtetit presidencal përmbushur në skenën e ditës së inagurimit në Capitol Hill kaloi me nderimin e gjitha traditës. Pjesët thelbësore të ceremonisë së rastit – yjet dhe gradat, dinjitarët dhe ritualet e përshkruara të betimeve – ishin të njohura dhe tradicionale. Rivalët politikë zunë vendet e tyre në podium ashtu sikundër bëjnë çdo katër vjet, shtrënguan duart dhe duartrokitën njëri-tjetrin, duke ofruar komplimente të hijshme dhe duke vënë në skenë një shfaqje të dinjitetit kombëtar.

Megjithatë, e gjitha ishte në fakt një mashtrim. Adresimi inaugural i Donald Trump ishte një deklaratë lufte ndaj gjithçkaje që përfaqësohej prej atyre detajeve të koreografuara. Presidenti Trump – është koha të mësohemi tani më këto fjalë të papërshtatshme me njëra-tjetrën – nuk ngulitën në mendje ndonjë frazë të pavdekshme që të mbetet simbol i asaj dite. Fjalët e tij nuk u ngulitën në tru në ndonjë nga mënyrat e jashtëzakonshme si ato të Linkolnit, Ruzveltit, Kenedit apo Reganit. Por mesazhi i presidentit të ri nuk mund të kishte qenë më i qartë.

Ai ka ardhur për të thërrmuar lustrën e unitetit dhe vazhdimësisë të përfaqësuar nga kalimi paqësor i pushtetit. Dhe ai mund t’ia dalë mbanë në këtë qëllim. Në vitin 1933, Ruzvelti sfidoi botën për të tejkaluar frikën. Në vitin 2017, Trump i tha botës të jetë shumë e frikësuar.

Fjalimi i Trump ishte me raste i hidhur, mburravec dhe banal. Ai ziente nga mëria dhe pakënaqësia ndaj politikës, dhe sistemit amerikan “checks and balances”. Kishte si target ata që votuan për të, por jo ata, pjesa më e madhe, që nuk e votuan. Ishte nacionalizmi i parë amerikan, krudo dhe paturp. Fjalimi vlonte nga përçmimi për çdo gjë që ka të bëjë me kryeqytetin që ai tashmë kërkon ta përkulë sipas vullnetit të tij. Ishte, sidoqoftë, bosh nga detajet apo qartësia sesi do të arrihen qëllimet e tij. Madje, që përpara se të hapte gojën,  Uashingtoni ishte në zgrip për atë që do t’i ndodhte Amerikës. Çdo gjë që tha Trump konfirmoi se këto instikte ishin të vërteta. Presidentët shpesh vijnë në detyrë duke premtuar ta zhvendosin kombin në rrugë të reja. Por, nëse mund të besojmë Trump, zgjedhja e tij dhe fjalimi i tij mund të sinjalizojnë tronditjen më të madhe në Uashingtonin në kujtesën e gjallë.

Pyetja vitale për të ardhmen, është nëse Trump mund të jetë i besueshëm. Në fjalimin e tij, ai talli ata që kanë qenë vetëm llafe dhe aspak veprim. Por ekziston rreziku që edhe ai vetë mund të jetë një viktimë e kësaj. Ai e ngriti stekën për presidencën e tij në një nivel shumë të lartë, duke këmbëngulur se çdo gjë do të ndryshojë “pikërisht këtu, pikërisht tani”. Por, a do të ndryshojë? Pushteti i presidencës është rritur përgjatë dekadave dhe në zgjedhjet e 2016-ës i ngarkoi republikanët me të gjithë pushtetin e krahëve të qeverisë. Por Trump nuk është, të paktën ende, një diktator. Ai duhet të qeverisë me një kongres që nuk bashkohet me të gjtiha prioritetet e tij – në disa raste, prioritetet e Trump mund edhe të jenë të preferueshme –dhe sipas ligjit, përplasjet duhet të interpretohen nga gjykata. Shtetet kanë shumë pushtet për ta sfiduar atë, ashtu si Kalifornia duket e vendosur ta bëjë në rastin e murit të planifikuar me Meksikën.

Ka pasur një argument që votuesit e zgjodhën Trump duke e ditur se ai do të sfidonte sistemin,  por me bindjen se sistemi do të mbronte votuesit nga pasojat më të këqija. Kjo mund të provohet e drejtë. Por Trump nuk duhet nënvlerësuar. Ai është një ndërprerës krenar më shumë sesa një konformist ngurrues.

Ai është – dhe synon të jetë – i ndryshëm nga të gjithë presidentët e së kaluarës: në personalitetin e tij, stilin e punës, rrugët e  komunikimit dhe çka është më e rëndësishme, në synimet e tij politike. Ata që e mbështesin atë dhe ata që i druhen atij janë dakord me këtë. Megjithatë atë ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me renditje të ulët në mbështetjen publike dhe me një ndjesi të thellëse ndasie. Inagurimi i tij u bojkotua nga disa liderë dhe ngriti në protesta kundër me qindra mijë. Përpjekjet e tij për të rrëzuar hierarkinë politike të Amerikës dhe kulturën do të entuziazmojnë disa – tregu i aksioneve po hungërin – por do të tmerrojnë të tjerët.

Realitetet e synimeve përçarëse të Trump do të duken në javët dhe muajt në vazhdim. Paradhënia e kësaj axhende të trazuar mund të gjendet në faqen online të Shtëpisë së Bardhë. Në planin e brendshëm, program më i madh do të jenë projektet e infrastrukturës që formësuan të vetmin zotim të detajuar të adresimit inaugural.

Përtej brigjeve të Amerikës, pjesa më e madhe duhet hamendësuar: përplasja e mundshme me Kinën përbën rrezikun më të madh nga të gjithë; nëse Trump triumfon në mënyrën e tij të lidhjeve me Rusinë, kjo mund të varet më shumë nga kabineti i rij skeptik.

“Koha për biseda boshe ka mbaruar”, tha presidenti Trump. “Tani mbërrin ora e veprimit”. Në shtëpi dhe jashtë saj, dhe në dritën e këtij fjalimi, hapet vërtet një perspektivë tmerruese.

Përgatiti: Juli Prifti

Please follow and like us: