Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet e dashura e Taulant Xhakës, shqiptarja e shpallur “miss” në Gjermani

taulantxhaka

Futbollisti i Kombëtare shqiptare dhe i skuadrës së Baselit, Taulant Xhaka ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me jetën e tij private. Kjo pasi shumë gjëra flitet për të në mediat online, por asnjëherë nuk e kemi parë zyrtarisht në krahët e ndonjë bukurosheje. Megjithëse Taulanti në rrjete sociale është treguar i kujdesshëm për të mos zbuluar të dashurën e tij, nuk ja ka dal dot. Burime të afërta të futbollistit kanë thënë për Gazetën Express dhe Taulanti është në një lidhje me shqiptaren Doresa Halilaj. Ajo jeton në Gjermani, ndërsa vitin e kaluar është shpallur shoqëruesja e parë e Miss Universe në vendin e saj. 22 vjeçarja me prejardhje nga Kosova ushtron profesionin e modeles.

doresahalilaj

Sipas Express, djali i madh i familjes Xhaka këto ditë ndodhet në Shtutgard, në vendin ku jeton edhe Doresa. Duket se ai po shfrytëzon pushimet për ti kaluar pranë të dashurës së re.

Please follow and like us: