Albspirit

Media/News/Publishing

Irani, sfida e parë ndërkombëtare e Presidentit Trump

Sarah Westhood
Vendimi i Iranit për të testuar një raketë balistike të dielën e kaluar mund t’i paraqesë presidentit Trump sfidën e tij të parë të madhe në politikën e jashtme, ndërkohë që përballet me mënyrën se si duhet të negociojnë me një Teheran të “inkurajuar”.

Trump së shpejti do të përballet me presionin për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për shkeljen e  një marrëveshje bërthamore ndërkombëtare.

“Ata kanë qenë duke na mashtruar mbi programin e tyre të raketave. Por u “mbush kupa”- tha Senatori Lindsey Graham – Unë shpresoj që Presidenti Trump t’i shtyjë Kombet e Bashkuara për të vepruar dhe shpresoj të shkojmë drejt sanksione.”

Graham bëri thirrje për “një raund të ri sanksionesh”, pas dështimit të Teheranit për t’iu përmbajtur kufizimeve të programit të raketave dhe antagonizmit të tij në rajon e më gjerë.

Ambasadorja e sapo konfirmuar e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley,  thuhet se mori pjesë në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të martën pasi administrata Trump kërkoi që këshilli të mblidhet për të trajtuar testin e raketave të Iranit.

Një ditë më parë, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu zgjodhi mediat  sociale për të njoftuar se ka në plan t’i kërkojë Trump rinovimin e sanksioneve kundër Iranit, kur të takohen këtë muaj.

Testi ka shkelur një rezolutë të OKB-së që ndalon aktivitet e tilla për shkak se raketat e përshkruara nga zyrtarët amerikanë nuk janë në gjendje të mbajnë mbushje bërthamore.

Rezoluta e OKB-së i ndalon testet e raketave që kanë aftësi bërthamore, të cilat janë të kufizuara edhe nga marrëveshja bërthamore e aprovuar gjatë administratës Obama.

Disa anëtarë të rëndësishëm të ekipit të sigurisë kombëtare të Donald Trump kanë reaguar me kundërshtimin e ashpër ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin, një fakt që mund ta shtyjë Trump drejt një përgjigje më agresive.

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo, ka shprehur shqetësime të thella për marrëveshjen në 2015-ën, pasi vuri në dukje ekzistencën e të ashtuquajturave “marrëveshje anësore” që administrata Obama nuk i kishte ndarë me anëtarët e Kongresit para se tu kërkonte të votonin mbi marrëveshjen e përgjithshme.

Trump ka ndryshuar një urdhër ekzekutiv të hënën dhe ka shtuar Pompeo në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Duke diskutuar marrëveshjen bërthamore në korrik 2015, Michael Flynn, këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, tha se “SHBA nuk merr asgjë, përvecëse hidhërim”.

“SHBA-ja dhe të tjerët ishin shumë në ankth për të arritur një marrëveshje- tha Flynn në atë kohë – Ne patëm dhënë mendimin tonë.  Kishim supozime të varfra mbi atë që fitonim nga kjo marrëveshje edhe pse kemi qenë më shumë ambicioze sen duhet se kjo marëveshje do të ishte një sukses.”

Senatori Dan Coats, kandidati i Trump për Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, ka quajtur marrëveshjen me Iran marrë një “vdekje fatale” që është arritur vetëm përmes koncesioneve bujare që i janë dhënë iranianëve.

Gjatë daljes në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, të martën, Haley thuhet  se premtoi se do të marrë masa kundër Iranit dhe testit provokues me raketa.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë naive  -tha Haley pas takimit, sipas Neë York Times – Ne nuk do të tërhiqemi. Ju do të na shihni tek do t’ju kërkojmë shpjegime sic kemi thënë se do bëjmë dhe gjithashtu do të na shihni tek veprojnë në përputhje me gjithçka tjetër që kemi thënë “.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë nëse Trump ka një plan për përballjen me Iranin pas testit të raketave.

/ Washington Examiner/

Please follow and like us: