Albspirit

Media/News/Publishing

Tregtarët me qeleshe, dashuria e beratasit me napolitanen

Kjo është historia e një çifti italo-shqiptar që nis nga vitet 20 të shekullit të shkuar. Djali, nga Berati, student në Itali. Vajza, nga Napoli. Dy të rinjtë njihen në Itali, dashurohen e pasi djali përfundon studimet e tij, kthehen që të dy në Shqipëri. Vajza italiane 18-vjeçare, ndjek në vendin e tij, të dashurin e saj, të lumtur martohen, lindin 3 fëmijë. Ajo vajzë mendon se, sa herë të dëshirojë, mund të kthehet në Itali, tek prinderit e të afërmit e saj, mendon se jeta në Shqipëri, për ta do të jetë e lehtë. Kjo është e vërtetë deri në çastin e ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë, jeta i rezervoi atij çifti befasi rrëqethëse…
Nga Adela Kolea

 

Napoli, rreth viteve ‘20

Zoti Antonio u zgjua shumë herët, si çdo mëngjes. Ishte gjithsesi, pjesëtari i dytë i familjes që zgjohej aq shpejt: E para, ishte e shoqja, zonja Maria, e cila fillonte përgatitjen e mëngjesit. Duke qenë se familja e tyre ishte mësuar që për mëngjes të konsumonin ëmbëlsirat e përgatitura prej duarve të zonjës së shtepise, ajo vetë përkujdesej që zgjimi i të shoqit dhe fëmijeëve, ta gjente me tryezën e shtruar me ëmbëlsirat e freskëta tipike, lëngun e frutave, reçelin. Qumështi i ngrohtë i përzier me kafe, lëshonte aromën e tij në të gjithë shtëpinë, aromë që e përzier në ajër  me atë të ëmbëlsirave të saponxjerra nga furra, e kthenin zgjimin e kësaj familjeje në një hare të vërtetë.

Për t’i shtuar gëzimin familjes, mendonin edhe vajzat. Zbrisnin nga kati i sipërm ku kishin dhomat e tyre, në katin përdhes ku ndodhej kuzhina, duke qeshur e duke bërë shaka me njera-tjetrën. Ndërkohë që motrat e mëdha përgatiteshin për shkollë, i vinin pak nxitim edhe më të voglës, Annës, që ta merrnin me vete e të përshkonin të paktën një copë rruge bashkë. Ato ndiqnin shkollën e mesme, ndërsa Anna ishte akoma në shkollë fillore.

Ndërkohë, nga shtëpia dilte edhe i ati i vajzave, zoti Antonio e i drejtohej enotekës së tij. Ajo enotekë, për të, do të thoshte jetë. Me kujdesin më te madh, ai rreshtohej në krye të punonjësve të tij, për të kontrolluar personalisht përzgjedhjen e rrushit, të llojit që do të përdornin për verërat e kantinës së tij, ruajtjen e mushtit, atij më të përzgjedhurit, me fermentimin, me temperaturën e ambientit ku do të zhvillohej fermentimi, me zbrazjen e herepashershme nga një damixhanë në tjetrën, deri sa vera të ishte gati për t’u pirë e nga ajo të përzgjidhte atë më të mirën që të ruante në vite. Gjithë ky përkushtim i falte kënaqësi tejet të veçantë për veten dhe mirëqënie të konsiderueshme për familjen.

Vajza më e vogël, Anna, pas shkollës e kishte bërë udhë tashmë të kthehej në enotekën e të atit. Ajo e adhuronte, për mënyrën sesi i përkushtohej qoftë familjes, qoftë profesionit të tij. Anna kishte kënaqësi të kalonte disa orë në dyqan, përpara se e ëma ta thërriste për të shkuar në shtëpi.

Në dyqanin e tyre, verërat shiteshin aq lehtë e klientela i kërkonte me aq bindje e kënaqesi, pikërisht për cilësinë e tyre të lartë. Në dyqan, kishte plot vizita, hyrje e dalje klientësh, miqsh, tregtarësh të tjerë të zonës.

Ishte në veçanti një moment, në të cilin Anna, e ndiente veten pak si të frikësuar, ndoshta thellë-thellë e më saktë, ndiente ndrojtje, më shumë sesa frikë. Ishte çasti kur dyqani i zotit Antonio mbushej nga disa tregtarë të gjatë, thuajse të gjithë me mustaqe, zakonisht mbanin veshje tipike, tradicionale të zonës së tyre, me një lloj kapeleje në kokë që Anna nuk dinte si ta quante, por që e përshkruante si një kapelë të vogël në majë të kokës, të bardhë, prej leshi… Ata e quanin “Qeleshe”, bile i kishin dhuruar një të tillë dhe të atit të Annës. Këta tregtarë vinin nga një vend fqinj me Italinë e aq afër me brigjet e qytetit të saj të bukur. Ata vinin nga një vend që Anna kishte dëgjuar prej të atit të quhej “Vendi i Shqiponjave” dhe ata vete quheshin Shqiptarë. Nga pamja, Anna i kujton vërtet si shumë burrërorë, disi të vrazhdë, me një italishte të mirëzoteruar prej tyre, kjo falë faktit që atë rrugë ata e kishin bërë tashmë shpesh. I kujton me një aftësi të lartë komunikimi me të atin, me një shpirt tregtie të papërshkrueshëm, të lindur. Annës i kishte ndodhur, edhe që kur futeshin këta zotërinj në dyqan, ajo të fshihej ndonjëherë poshtë banakut. Vajzës 10-vjeçare i ishte krijuar kjo ndjesi përkundrejt tyre, e ndonëse ata mundoheshin t’i thonin ndonjë fjalë përkëdhelëse, ajo kishte njëfarë ndrojtjeje e njëfarë mosbesimi, ndoshta thjesht për faktin se ishin të huaj, të veshur ndryshe nga banorët e qytetit të saj, megjithëse shihte që ata merreshin vesh aq mirë me të atin, me të cilin bënin shaka, dhe jo vetëm: bënin tregti e shkëmbime të mira mallrash!

Në distancë vitesh, këtë fragment të këndshëm të jetës sësaj, Anna tashmë 80-vjeçare, do t’ia tregonte, me buzëqeshje, nipërve dhe mbesave. Veçse ky tregim, fitonte një efekt krejtësisht të veçantë: nipërit dhe mbesat e saj, do të mbanin një mbiemër, i cili (quaje shaka të fatit o si të duash) vinte pikërisht nga ai vend i prejardhjes së tregtarëve që Anna i shmangte: mbiemrat e nipërve, mbesave e vete mbiemri i saj i ri nga ana e të shoqit, do të ishin shqiptarë!. Anna do të martohej me një djalë të mrekullueshëm shqiptar!

“Eh, kush do ta kishte menduar vallë, qe do të martoheshe me një djalë shqiptar, pikërisht ti, që e vogël, kur shqiptarët vinin në dyqan, do të fshiheshe poshtë banakut? – ia patën përmendur këtë episod motrat më pas.

Vërtet, fati është i çuditshëm, por edhe aq i këndshëm shpeshherë – mendonte Anna, që jetonte tashmë, aq e lumtur pranë të shoqit të saj, në Shqipëri, pranë atij njeriu vertet special, për dashuri të të cilit asaj iu desh të luftonte me nostalgjinë e familjes dhe tokës së saj, por që u shpërblye me të njëjtën dashuri e me krijimin e një familjeje të mrekullueshme.

Ndërkohë, i tingëllonte në vesh zëri i të atit, që kishte bërë të tijën një shprehje të Galileo Galileit, që thoshte: “Vera është një perzierje humori dhe drite”. Jeta e saj, ishte një perzierje emocionesh të një shijeje të fortë e tipike, si vera që prodhonte babai; emocionesh të thella, si ai det në brigjet e të cilit, nga të dyja anët, ndodhnin edhe nga këto tëpapritura.

Ku ta dinte Anna, që në largësi prej kaq e kaq vitesh, këtë fragment të veçantë prej historisë së jetës së saj, do ta rrëfeja unë, mbesa e saj, që trashëgova prej gjyshes sime të dashur, karakteristikat dhe tiparet mesdhetare, si në pamje, ashtu edhe në zemër, nga më të mirat e prejardhjes së përzier italo-shqiptare.

 

Anna, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote?
Napoli, 1925

Asnjëherë më shumë se atë ditë, mëngjesi nuk do ta kishte ndier veten aq ‘të dëshiruar’. Ose më mirë: ishte dikush që po e priste me padurim, dikush që nuk kishte mbyllur sy gjithë natën.

Mëngjesi mbërriti me flladin e freskët, atë të zakonshmin, i cili, brenda shtëpive, përveç aromës së detit, sillte edhe zhurmën e kanateve të grilave prej druri të dritareve, të cilat përplaseshin pas mureve, bashkë me zhurmat e para që vinin nga rruga, me ritualin e ëmbëlsirave të freskëta ‘sfogliatelle’, aromës së kafesë së parë, të sapopërgatitur.

“Nënë, po shkoj tek tezja që të përshëndes Mikelen, që sapo ka ardhur nga Kalabria!” – i tha të ëmës Anna, tashmë adoleshente, ndërsa zbriste shkallët e shtëpisë me në frymë. Linte dhomën e saj në katin e sipërm e veshur dhe e krehur bukur e me kujdes. Shkonte të përshëndeste kushëririn e saj, me të cilin ishte shumë lidhur e duheshin shumë. Ai, kohët e fundit, jetonte jashtë Napolit, sepse po vazhdonte studimet universitare në një krahinë tjetër.

Mbërritur me nxitim në shtëpinë e tezes, tek dera e priste ajo vetë me të birin e dy kushërinjtë u përqafuan me shumë dashuri. Ata ia kalonin mjaft mirë me njeri-tjetrin, në mënyrë vëllazërore dhe kuptoheshin më së miri.

Por, Mikele kishte pak kohë që nuk po vinte i vetëm për pushimet që kalonte në shtëpi. Nga qyteti ku ai studionte, po vinte gjithnjë i shoqëruar nga një shok kursi, i cili në shtëpinë e Mikeles, gjente një ngrohtësi e mikpritje të tillë, që i kujtonin disi traditat e vendit të tij – vend që këto tradita i kishte karakteristike – e përse jo, bashkë me traditën e kuzhinës së mirë. Ky shok kursi i Mikeles, pak nga pak, po hynte në zemrën e Annës.

E dalëngadalë, ndërkohë që pushimet e improvizuara nga këta djem po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, po aq të shpeshta bëheshin edhe vizitat e Annës në shtëpinë e tezes së saj. E ëma e Annës – si të gjitha mamatë – qe e para që vuri re njëfarë ndryshimi në sjelljen e të bijës. Deri në momentin kur zonja Maria i kërkoi informacione të motrës mbi gjithë këto vizita të shpeshta nga ana e të bijës në shtëpi të tezes.

Por, më pas, Anna e ndjeu veten akoma më të lehtësuar pasi i tregonte të ëmës mbi ndjenjën që tashmë prej pak kohësh, po kultivonte për Xhulion, këtë djalë shqiptar, shoku më i mirë i kushëririt të saj, Mikeles. Dashuria e saj ishte e këmbyer me të njëjtën forcë nga Xhulio. Vitet kalonin dhe lidhja e tyre forcohej gjithnjë e më shumë.

Vitet kalonin dhe, edhe tregtia e verës vazhdonte mjaft mirë e në veçanti, ajo tregti ndërmjet babait të Annës në Napoli e atyre “tregtarëve me qeleshe”, që vinin nga Vendi i Shqiponjave.

Annës, ajo ndjenjë mosbesimi fillestare në lidhje me ta, dalëngadalë po i merrte përmasa të reja, po i zvogëlohej, deri në pikën që t’i zhdukej fare. Por, i ati, nga ana e tij, duke e vënë re këtë ndryshim të të bijes në lidhje me tregtarët shqiptarë, prej të cilëve më parë ajo fshihej, megjithëse kuptonte që e bija po rritej e nuk ishte më e vogël, e pyeti:
“Anna, shoh që tashmë në lidhje me miqtë e mi shqiptarë, sillesh më lirshëm. Nuk i eviton më. A mund të më shpjegosh, kujt i detyrohet ky ndryshim nga ana jote? Jo se unë nuk e aprovoj këtë fakt, përkundrazi, por vetëm për kuriozitet, do të doja të dëgjoja të shpjeguar prej teje, për faktin se dikur, ishe si e frikësuar dhe e ndrojtur prej tyre”.

Anna, e skuqur në fytyrë, tentoi t’i shpjegonte të atit:
“Baba, ç’të të them. Tashmë u bënë vite që këta zotërinj mbajnë marrëdhënie tregtare me ty, frekuentojnë kantinat tona e dyqanin tonë, i njoh tashmë prej vitesh. Pastaj, unë jam rritur dhe nuk më bëjnë më edhe aq shumë përshtypje e aq më pak, frikë, me veshjet e tyre tradicionale, me qeleshet apo mustaqet e tyre, me gjuhën e tyre të çuditshme, efekte që si të thuash, i ndieja vetëm kur isha e vogël”.

Në atë moment, zërat e dy shoqeve, të cilat Annën po e therrisnin për të dale, asaj iu duken aq çliruese, per t’i bere te mundur te evitonte bieseden ne menyre me te thelluar me te jatin mbi kete argument. Zoti Antonio, dukej tashme i bindur, por deri në njëfarë pike. Ai vete ishte nje njeri qe nuk ja falte besimin e tij lehtesisht njerezve, ndaj njihte edhe ndaj vajzes se tij kete ane te karakterit, ku ajo i ngjante te jatit, karakter ky, që tek e bija, po ndryshonte pak e nga pak e që po e bënte t’i lindnin dyshimet.

Në orën e drekës, Antonio, që atë dite u kthye nga puna pak më herët, duke perfituar edhe nga mungesa e vajzave, filloi bisedën me të shoqen:
“Maria, degjo, a nuk të duket edhe ty që Anna ka ndryshuar këto kohët e fundit? Mos ka rënë në dashuri dhe nuk dëshiron që të flase edhe me mua për këtë gjë? Jo, sepse ti e di, që unë jam mjaft i kuptueshëm si baba me vajzat tona, ato mund të kenë besim e të qajnë çdo hall me mua, a nuk është kështu? Ato e dine këtë, apo jo?” – ngulte këmbë Antonio.

Zonja Maria u ndje pak si e çuditur edhe ajo vete, qe deri ne ate moment nuk i kishte mbajtur ndonje te fshehte te shoqit. Gjithsesi, ajo mundohej te mbante premtimin qe i pati bere Anes, qe nuk do t’i kishte treguar sekretin e saj te jatit, derisa te vinte momenti i duhur e te ishte ajo vete, qe t’i fliste atij per kete gje. Kjo ishte diçka e re, nje e re qe do te trondiste – ne te mire apo ne te keq – familjen e saj.

Ne fakt u be pikerisht keshtu! Anna, duke pare qe marredhenia me Xhulion ushqehej gjithnje e me shume prej tyre dhe tashme ishte bere diçka serioze, nje dite mendoi qe kishte ardhur momenti i duhur qe t’i tregonte gjithçka të atit.

Zoti Antonio, si baba me shumë vajza, në pamje të parë dukej i ashpër, kritik e me paragjykime ndaj bisedave të tyre, por thellë-thellë ishte njeriu më i mirë, komunikues dhe i kuptueshëm që mund të ekzistonte dhe këtë, vajzat e tij e dinin mirë.

Rrëfimin e Annës, për sa kohë ajo nuk zbuloi kombësinë e këtij djali me të cilin ishte dashuruar, e pasoi një bisedë e qetë. Por, kur ajo i bëri të ditur që ky djalë ishte shqiptar, zotit Antonio iu desh një çast qe te merrte frymë thellë.

Pak se ai ishte tradicional, pak sepse shpesh, sikur të kishte një parandjenjë, u thoshte vajzave, duke u përsëritur një shprehje të urtë të tyren: “Moglie e buoi, dai paesi tuoi” (Gruaja dhe qetë merren nga vendi yt), duke shtuar: “Kjo vlen edhe për bashkeshortët, bijat e mia”.

Gjithsesi, Anna, diti me mençuri sesi të ishte aq bindëse dhe objektive, në pershkrimin e të dashurit te saj, ndaj të atit, pikërisht ashtu si ai djale me te vertete e meritonte,siç do ta konstatonte edhe zoti Antonio kur do ta njihte nga afer Xhulion, e ne kete menyre, me ne fund, i ati i Anes u dha bekimin e tij per lidhjen e tyre.

Zoti Antonio u bind se, dyshimet e tij, ne lidhje me ndryshimin e qendrimit te Anes ndaj kolegeve te tij tregtare shqiptare, ne fund te fundit, nuk e kishin genjyer.

Xhulio, nga ana e tij, i kishte reduktuar ne menyre te konsiderueshme vizitat e tij ne Shqiperi per pushime, kur universiteti mbyllej, pikerisht per te qendruar me Annen, ne shtepine e saj ne Napoli.
Ai ishte nga studentet me te mire te fakultetit te tyre te ekonomise, njeri nga me te pergatiturit, njeri nga ata qe ne çdo provim, merrte maksimumin e vleresimit, ne menyre te shkelqyer. Madje, ndonese ishte i perfshire nga ky pasion i zjarrte per kete vajze, per vajzen me te bukur e me te mire qe pati njohur ndonjehere, qe munduar që kjo gjë, të mos i shkaktonte probleme në studim e me vullnet të hekurt, ia pati dalë të perfundonte studimet me rezultate të shkëlqyera e te marrë diplomën universitare në Itali, në kohën minimale të duhur!

Kjo ishte një fitore e vërtetë për këtë djalë shqiptar, që ishte shquar ndër të tjere, si në fakultet, ashtu edhe në ambientet jashtë tij. Një djalë i realizuar, duke konsideruar edhe moshën e tij të re apo rrugëtimin e tij të jetes, sa intensiv, po aq edhe i kompletuar nga shumë këndvështrime. Zgjuarsia e tij, edukata dhe këmbëngulja, i ishin ushyer që në vogëli nga familja e këto i dhanë frute të mira, ato qëe duheshin.

“Një vakt ngrënieje pa verën, është si një ditë pa diell “-ishte shprehja që zoti Antonio, babai i Annës, shqiptonte shpesh. Me gjithë moshen e re të të bijës, duke njohur mirë karakterin e saj te vendosur e këmbëngules, babai ishte i bindur që një dite e vetme, pa të dashurin e saj Xhulio, për Annën do të do të ishte shumë më tepër se një ditë pa diellin e saj.

 

Pesha  e  atij  vendimi
Durrës,  Shqipëri  1930

“Kaq mikpritëse kjo tokë dhe kaq e afërt me tokën time. Për mua, me gjithë dallimet, në fund të fundit, në krah të personit që  dua, kjo të do të thotë në njëfarë mënyre, vazhdueshmëri  e traditave dhe e zakoneve të mia, të mikpritjes, të kuzhinës së mirë, të identitetit të fortë popullor” mendonte Anna, duke parë gjithçka veçse me sytë e dashurisë, në momentin kur këmbët e saj  prekën  tokën shqiptare.

“Do të ruaj me siguri të gjitha traditat e mia, gjuhën time, por njëkohësisht do të mësoj me shumë dëshirë  edhe ato të tokës së tim shoqi, për mua kaq i dashur”.

Largësia nga vendi im është kaq e vogël. Do të më mjaftonte t’i afrohesha bregut të detit, për të pasur mundësi të ndiej erën e këndshme të ujërave që mbërrijnë nga anet e mia, të cilat me siguri, do të më lehtësojnë nga çdo ndjesi largësie nga të dashurit e mi. Dhe sidoqoftë, sa herë që malli për ta do të më mbërthejë me insistim, do të vrapoj drejt tyre e ata njëkohësisht, do të munden të vijnë e të më takojnë, sa herë të dëshirojnë”.

E ndiente veten të siguruar Anna, në radhe të parë për faktin se deshira e saj ishte mbështetur e respektuar nga prinderit e saj, ndonëse prej tyre, me ate dhimbje ne zemer te kuptueshme qe karakterizon çfaredo lloj largimi i femijes, per me teper, ate  nga nje vend, ne nje tjeter. Ndermarrja e kesaj aventure – ndonese u percillte  nje fare besimi qe ne fillim, sepse e bija ishte ne krah te nje djali te mrekullueshem, Xhulio, që kishte marrë bekimin  e tyre menjëhere – merrte formen e nje sfide.

Të asaj sfide qe thjesht prodhohet nga e reja ne vetevehte, qe vjen nga fakti se, me te gjitha karakteristikat e ngjashme ndermjet ketyre dy tokave te aferta, Shqiperise, dhe Italise – sidomos asaj jugore – prinderit e Annes, thenien: “Paese che vai, usanze che trovi”  – “Në çdo vend që të shkosh, do të gjesh zakonet e veta”, nuk mund te mos e konsideronin. Por ata, respektuan deshiren e vajzes se tyre, e dashuruar marrezisht pas ketij djali shqiptar, tashme bere bashkeshorti i saj prej pak kohesh. Tranferimi i tyre ne Shqiperi  mberriti menjehere pas diplomes universitare te Xhulios. Ai ishte treguar vertet shume i afte. Ishte ndeshur me shume veshtiresi, duke realizuar endrren e tij me te madhe ne jete: te mbaronte studimet universitare e te diplomohej ne ekonomi e tregti. E jo vetem: nga ajo toke, te kthehej ne te tijen, me gruan e jetes se tij!

Vitet e para te jetes se tyre ne Shqiperine e mbretit Zog, qene te qendrueshem, te pakten u ofruan mundesine e te jetuarit ne menyre mjaft te privilegjuar.

Te rrembyer nga deshira per te ndertuar me forcat e tyre gjithçka ne jete, ata ju kushtuan sistemimit te tyre me shtepi e pune ne Tirane. Nderkohe, familja a tyre e re , po shtohej.

Xhulio, per shkak te pergatitjes se tij te shkelqyer profesionale ne Itali, nuk e pati te veshtire te gjeje nje vend pune si funksionar banke ne Tirane, detyre qe, me kalimin e kohes, fale aftesive te tij, beri qe te perparonte ne karriere gjithnje e me shume.

Anna, i dedikohej shtepise, asaj shtepie qe kishte personalizuar tashme me shijen e saj, e ndihmuar edhe nga guvernantja e familjes se tyre, nje grua shqiptare, Nurija.

Mbërriti  fryti i pare i dashurise se tyre, femija i pare. Gezimi i çiftit, i prindërve të të dyja palëve,  i  te gjithë familjarëve , qe shumë i madh.

Vitet kalonin…

Per Annën, Italia vazhdonte te ishte e pranishme, ndonese jetonte ne Shqiperi.  Jo vetem per ate natyrisht, por per faktin e thjeshte se ndermjet monarkise se mbretit Zog e Italise, ekzistonin pakte qe benin te dallueshme pranine italiane ne Shqiperi. Mes tyre – të paktën, ashtu siç ishin të informuar njerëzit – edhe marrëveshja mbi barazinë e të drejtave të qytetarëve italianë e shqiptarë, sipas së cilës: “Qytetarët shqiptarë me banim në Itali dhe qytetarët italianë me banim në Shqipëeri, do të gezojnë të njëjtat të drejta politike dhe civile, të cilat i gëzojnë qytetarët e këtyre dy shteteve në territoret përkatëse”.

Anna, deri në ato momente, ishte e qete, persa i perket pozicionit te saj si qytetare italiane ne Shqiperi.

Ne vitin 1939, Italia zbarkoi trupat e saj ne Shqiperi, mbreti Zog mori arratine.

Konfuzion politik, çrregullime qe u manifestuan ne jeten e shqiptareve, nder te cilet, edhe familja e tyre, nuk mundi te bente perjashtim. Si rrjedhim, nuk mund te perjashtohej asnjeri, per faktin se nderkohe, po ndermerrej nje Lufte e pergjakshme, e cila kishte perfshire ‘botën’.

Ata qenë, sigurisht, vite shumë të vështira, por gjithsesi, me shumë kujdes nga ana e tyre, nuk pësuan rreziqe domethenese.

Nje rrezik i vetem e që vleu sa per shumë te tjere, qe ai i lidhur me nje episod te rende, verifikuar ne 1943, pergjate pushtimit gjerman të Shqipërisë. Në nje moment, që përkoi me kapitullimin e Italisë kur, përveç ndjekjes së interesave të tyr, gjermanet u vunë në ndjekje të ushtarakëve italianë të mbetur në Shqipëri.

Në portën e shtëpisë së Annës dhe Xhulios, në Tiranë, u dëgjuan goditje të fuqishme. Kishte disa ditë që Giulio, që e donte aq shumë vendin e tij e qe nuk e kishte humbur kurrë besimin në të, atë vend që po vuante tashmë nën peshën e re naziste, qëndronte  me flamurin e vet shqiptar, të palosur të fshehur në gjoks, brenda xhaketes.

U ngritën të frikësuar e hapën derën. Përpara tyre u shfaq një grup me tre-kater ushtare gjermane! Ata ishin te shoqeruar nga perkthyesi i tyre shqiptar, i cili e fliste gjermanishten ne menyre perfekte. Ata kerkonin pergjegjesit e nje akti qe , ne ate lagje, i kishin vene zjarrin nje kamioni gjerman, aksion ky, i organizuar nga komunistet. Duke mos marre asnje pergjigje mbi ate qe kerkonin ne te vertete, ata filluan te bejne pyetje nese Anna  e Xhulio, njihnin italiane, te fshehur nga ato ane.

Anna nuk shqiptoi as edhe nje fjale. Ajo tashme, gjuhen shqipe e zoteronte mire, por gjithsesi, nga shqiptimi, kuptohej menjehere qe nuk ishte vendase. Ndonese ajo ishte thjesht nje grua, qe nuk kishte pasur te bente me luften e aq me pak me atentatet kunder gjermaneve, ishte normale qe ne ato momente te mendoje se gjermanet, prej zemerimit qe nuk gjeten ata qe kerkonin, ta shfrynin kete urrejtje ndaj Annes, si italiane.

Nderkohe, edhe perkthyesi filloi te flase me Xhulion, duke perkthyer e perseritur pyetjet e gjermaneve, nese njihte italiane qe mund te fshiheshin andej rrotull.

Xhulio ruajti qetesine, duke u thene qe nuk njihte asnje italian, por, kishte diçka qe nuk shkonte. Ai perkthyes, Xhulion e njihte mjaft mire: te dy bashke kishin qene studente ne Itali.

Xhulio, i ndergjegjshem per rrezikun qe po u kanosej, vuri doren ne xhepin e brendshem te xhaketes se tij, aty ku mbante te palosur flamurin e vet shqiptar, i gatshem qe ta shpaloste ne momentin e nje arrestimi eventualisht nga gjermanet, perballe nje “rrefimi” nga ana e perkthyesit, se gruaja e tij ishte italiane.

Por, u befasuan: perkthyesi nuk beri asnje fjale.

As per Xhulion, as per faktin se gruaja e tij ishte italiane, gje qe mund te kishte shkaktuar nje terbim tek gjermanet, si rrjedhoje e deshtimit ne ate qe po kerkonin me aq insistim e s’po e gjenin. Ndaj reagimit  te perkthyesit, ne emer te miqesise se tyre ne epoken e studimeve universitare, Xhulio mbeti vertete pa fjale. Anna gjithashtu.

Gjermanet u larguan duke perplasur fort deren e shtepise se tyre. Perkthyesi nen ze u peshperiti: “Hapni syte, beni kujdes tjeter here!” e ndoqi superioret e tij.

Xhulio e  kishte prejardhjen nga nje familje shqiptare , e cila ne trungun  e saj gjenealogjik, kishte pasur persona me peshe historike, intelektuale  e patriotike per Shqiperine.

Rridhte viti 1944…

Tek Xhulio, ndjenjat patriotike ishin mjaft te theksuara, por kishte pershtypjen se, ndoshta ngaqe kishte studiuar e ishte formuar profesionalisht jashte kufijve te Shqiperise e kishte njohur nje realitet tjeter, ndoshta sepse lexonte shume e informohej ne kohe reale mbi eventet e fundit, ndoshta sepse frekuentonte nje rreth shoqeror ne Tirane, te futur shume ne brendesi te fakteve qe po ndodhnin aktualisht ne Shqiperi, kishte ardhur momenti, qe shume i prekur, njeren  prej atyre  diteve, t’i drejtohej se shoqes:

“Anna, une e kam per detyre, si bashkeshort e si baba familjeje, te te kerkoj te mendohesh mire, por edhe me shpejtesi, mbi faktin se çdo te bejme me tej me jetet tona: ku, do te vendosim te vazhdojme te jetojme, ne Shqiperi apo ne vendin tend, ne Itali, sepse ketu ne Shqiperi, kam dyshimin se gjendja do te nderlikohet tej mase”.

Anna, me lot ne sy, mori vendimin me delikat e me te rendesishem te jetes se tyre: ate te zgjedhjes qe te jetonin ne Shqiperi.

Ishte viti 1945 dhe qytetareve italiane, banues ne Shqiperi më pas iu mohua e drejta e kthimit në Itali. Ndërsa shumë prej tyre, pësuan persekutime të rënda.

 

Nëntoka, mes ‘floririt të zi dhe urithëve
Tiranë, 1945 – 1946

“E pra, të kemi një nëntokë kaq të pasur e ta shohësh të katandisur në kushte të tillë, kjo gjë më shqetëson, madje, më shkakton edhe shume dhimbje” – bisedonte Xhulio me një mik të besuar.

“Epo, të themi që, sapo të dale prej Luftës, nga një anë, nuk mund të prisnim që gjërat të shkonin ndryshe.

Por, nga ana tjetër, nëse pika themeltare si Kuçova, që paraqesin një fare krenarie kombëtare, duke qenë burim i konsiderueshëm pasurish nëntokësore, nëse do ti kishim ruajtur pak më mirë, do të na e kishin lehtësuar punën tonë të tanishme dhe do të kishin përshpejtuar procesin e rindërtimit e të rimëkëmbjes.

Madje, doja të shtoja edhe se, në qofte se AIPA (Shoqëria Italiane e Naftës për Shqipërinë), nuk do të ishte mjaftuar vetëm me transportimin e naftës drejt Italisë, nuk do të ishte ndalur vetëm në pagëzimin e Kuçovës me emrin “Petrolia”, por të kishte realizuar edhe rafinerinë, ndoshta, me gjithë shkatërrimet e Luftës, diçka do të na kishte mbetur, prej nga ku të merrnim shkas për të rifilluar” vazhdonin nën zë bashkëbisedimin e tyre dy kolegët në ambientet e brendshme të Ministrisë së Industrisë e Minierave, Tiranë.

Ishte pikërisht në këtë institucion, ku Xhulio ishte transferuar si funksionar i sektorit, të vendosur në qendër të vëmendjes se eksponentëve drejtues të vendit: industria minerare.

Ndërkohë që vazhdonte procesi i rindërtimit të vendit pas Luftës, industrializimi i tij, me synimin për ta çuar nga një vend i prapambetur bujqësor, i cili ndër të tjera, lëngonte nga plagët e freskëta për tentimin e përmbysjes se pronës private, në një të industrializuar ose më mirë, në një bujqësor – industrial, ndërkohe që vazhdonte elektrifikimi, lufta kundër analfabetizmit dhe përkushtimi në sektorët e ekonomisë përgjithësisht, ishte ndërgjegjësimi se për këto arritje, duhej pasur mbështetje në atë pak industri ekzistuese dhe duheshin bere të gjitha përpjekjet për ta përforcuar e zgjeruar, duke krijuar industri të reja. Por, për të arritur ketë, në kohë rekord e jo vetëm – duke u mbështetur mbi të gjitha – vetëm në forcat tona, mbështetja e të gjithë eksperteve më të mirë të vendit, të çdo fushe, u kthye në një faktor themeltar.

Për këtë arsye, Komisariati i Jashtëzakonshëm për Naftën, krijuar posaçërisht për zgjidhjen e problemeve të lidhura me shfrytëzimin e pasurive tona nëntokësore dhe me pozicionin që mbante përkundrejt tyre në Kuçovë, pronari i tyre i vetëm,  Shteti shqiptar, thërriste përkujdesjen e potencialiteteve intelektuale më të mira të vendit si: inxhiniere, teknike, gjeologe, ekonomiste etj, pra ekspertesh të ardhur nga çdo cep i vendit.

Dhe, një ekonomist aq i afte si Xhulio, në mënyrë të pashmangshme, nuk kishte sesi të mos ‘dëgjonte’ këtë thirrje që mbërrinte prej Kuçovës.

U transferuan në këtë qytet të vogël në qendër të Shqipërisë. Anna, e ndiqte krenare të shoqin në këto përvoja të reja profesionale. Ky, ishte ndër të tjera, edhe një sinjal i vlerësimit të aftësive të tij profesionale dhe për Annën, pse jo, edhe një mundësi më shumë për të njohur zona të reja të Shqipërisë, ndonëse në një Shqipëri që rënkonte akoma nga plagët e Luftës.

Vetëm se, Xhulio, kishte një karakter aq të forte e origjinal, dhe përballë sfidave dhe objektivave që Shteti përcaktonte për t’u arritur e tejkaluar me çdo kusht, ai nuk hezitonte të thoshte mendimin e tij, ose më mirë: të vinte në dukje raportin absurd që shpesh imponohej, ndërmjet kushteve të punës, mjeteve në zotërim dhe afateve të kohës e ritmeve të tmerrshme.

Dikush, i pati bërë të ditur në konfidencë: “Shiko, ndërkohë që të gjithë pa përjashtim, duhet të jemi të kujdesshëm në komente e reagime, ti ke një arsye më shumë, që të detyron të jesh i kujdesshëm dyfish. Këtë ta them me gjithë respektin që kam për ty si nga ana personale e ajo profesionale”.

“Ah, është vërtet kështu? – qe përgjigjur Xhulio. – Nga buron gjithë ky insistim nga ana jote për të më paralajmëruar që të bej kujdes?” i drejtohej me mirëbesim mikut të tij, qëndrimin dhe shqetësimin miqësor të cilit, e kuptonte mjaft mirë.

“Po, thjesht për biografinë tende, apo jo? Jot shoqe është italiane e po qarkullojnë zëra”.

Nuk kishin vlejtur aspak të paret në biografinë e Xhulios, si elemente me rëndësi në historinë dhe kulturën e vendit, sepse koha do të tregonte se, se shpejti edhe ata vete, do të ishin lënë krejtësisht në harrese.

Gjithsesi, në Kuçovë ekspertët punuan në mënyrë të shkëlqyer – ndonëse në kushte tejet të vështira – por, me një shpirt bashkëpunimi të forte, duke kontribuar secili në fushën e tij në maksimum, për të mundësuar arritjen e rezultateve të para pozitive të asaj pike të vogël në hartën e Shqipërisë, që mbante shenjen konvencionale të pasurive nëntokësore. Dhe Shqipëria, për këtë pikë, mund të mburrej vërtet.

Pasi gjendja në Kuçovë u sistemua disi e u qetësua. Detyra e tij si ekonomist përfundoi me sukses, kjo gjë, Xhulios i shërbeu si shtyse për ta transferuar vazhdimisht në zona problematike të vendit, në shërbim të ekonomisë se vendit, të asaj ekonomie që po sforcohej ndërkohë edhe për zhvillimin e shpejte të fshatit gjithashtu.

Fabrika e Përpunimit të Gomës në Durrës (NISH Goma) ishte një fabrike tjetër mjaft e rëndësishme, e cila kishte nevojë të ndiqej me kujdes dhe Xhulio dha kontributin e tij, me të gjitha forcat e veta e përkushtimin profesional, deri në arritjen e suksesshme të objektivave të përcaktuar nga qeveria.

Fabrika e Përpunim të Lëkurës (NISH Lëkura), gjithnjë në Durrës, ishte në vështirësi edhe ajo, për sa i përket bilancit. Xhulios i mbërrin thirrja për t’u transferuar kësaj radhe, në këtë fabrikë.

Xhulio i pranonte me entuziazëm të gjitha këto detyra profesionale – sepse, jo vetëm ishte një profesionist serioz e tejet i afte – jo vetëm përfitonte kënaqësi të jashtëzakonshme në arritjen e rezultateve të shkëlqyera atje ku i caktohej një detyre, jo vetëm sepse, qëndrimi ndaj sfidave, tek ai ishte shume i forte e dinjitoz, por edhe sepse kuptonte që Shqipëria, në ato momente, kishte nevoje për përkushtimin profesional total të gjithë bijve të saj, për detyrim e respekt edhe ndaj atyre që kishin dhënë jetën në Luftë. Ndjenja e përgjegjësisë dhe e detyrimit ndaj atdheut, tek ai, ishin shumë të theksuar.

Në të gjithë këtë mbarëvajtje të punëve të tyre, edhe Anna kishte meritën e saj, sepse po ndiqte të shoqin dhe e mbështeste devotshmerisht, duke e përkrahur në momente të vështira, për të përballuar çdo vështirësi të re që u dilte përpara.

Personeli punëtor dhe zyrtaret e Fabrikës se Përpunimit të Lëkurës, atë ditë, u njohën edhe me një koleg ekonomist të Xhulios, i cili vinte nga Tirana e që me Xhulion do të ndante të njëjtën zyre.

Të dy kolegët iu përveshën punës. Kishte diçka që nuk shkonte në bilancin e asaj fabrike. Duheshin studiuar të gjitha shkaqet e problemeve dhe përcaktuar strategjitë e nevojshme për t’u ndjekur, për një arritje pozitive. Xhulio ndërkohë, i palodhur, vinte edhe nga një tjetër përvojë profesionale e frytshme për te, si ajo e mëparshmja e Kuçovës.

Në Kuçove – mes një nxjerrjeje nafte nga terreni e një tjetre – atje pranë burimeve i kishte ndodhur të hasnin edhe ndonjë “urith.

Urithët, dihet, jetojnë e ushqehen me errësirë, dhe në shtresat e sipërme të sipërfaqes se tokës, e kanë vështirë të arrijnë – duke ardhur prej puseve më të ndyra e më të thella – nëse nuk gjejnë strategjinë e duhur.

E pra, ndjesia që po haste në një “urith” tjetër, Xhulios ju krijua edhe në këtë fabrike, ku ishte transferuar prej pak kohesh. Kolegu i tij, me të cilin bashkëndante të njëjtën zyre, kishte qenë – ndër të tjera – edhe shok armesh në Luftë, me njërin nga eksponentët më të egër të qeverise në fuqi.

E pra, kësaj radhe, nuk po kërkonin “ floririn e zi”.

Kësaj radhe, i zi, po behej fati i të gjithë atyre qe, në Shqipërinë e asaj kohe, kishin bere gabimin më të madh të jetës se tyre: atë, të qenit intelektualë, për më tepër me projektime disidente.

Jo vetëm: nëse ndonjëri, si Xhulio, ishte edhe i martuar me italiane, ndonëse ai për këtë gjë ishte deri diku i ndërgjegjshëm mbi pasojat, jeta do t’i kishte rezervuar surpriza aspak të këndshme.

 

Ajo këmishë e bardhë
Tiranë, vitet ’50

Atë mëngjes, Anna ishte zgjuar në të gdhirë. Gjithë natën kishte pare ëndrra të çuditshme. Ishin parandjenjat dhe perceptimet që i mbërrinin vazhdimisht kohet e fundit, që i pengonin të bënte një gjumë të qete. Pasi u hodhi një sy fëmijëve, të cilët flinin të qete në dhomën e tyre, pranë dhomës se prindërve, zbriti në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin, për veten e për të shoqin, Xhulio. Xhulio duhej të nisej shpejt për në Durrës, aty ku po punonte kohet e fundit.

Ai ishte veshur e përgatitur shume shpejt, pa harruar të vishte një këmishe të bukur të bardhe.

Ishte, ndër të preferuarat e tij ajo këmishë. Ia patën sjellë nga Napoli dhe i rrinte aq bukur.

Gjatë konsumimit të mëngjesit, shkëmbyen pak fjale, por ato të pakta fjale, me tepër ishin udhëzime nga Anna në lidhje me të shoqin, për të bere kujdes.

Kujdesi, se cilit Anna i referohej, ishte i lidhur me pozicionin e tij në vendin e punës: nga fakti që ishte i martuar me një italiane e që kohet e fundit, për këtë, po shihej shtrembër.

Nën këtë aspekt, Xhulios, provokimet nuk i kishin munguar. Ai i kishte bere balle gjithnjë me kokën lart e me zgjuarsinë e pjekurinë që e karakterizonin.

Kohet e fundit, kishin mbërritur disa sinjale, të cilët patën filluar të shkaktonin atë qe, terreni nën këmbët e Xhulios, të tronditej. Diçka me rëndësi dhe mjaft e frikshme, po trillohej e Xhulio pati lajmëruar të shoqen. Kjo, jo vetëm për atë qe, ta ndihmonte të gjendej e përgatitur përballe çfarëdolloj ngjarjeje, por edhe për t’iu lutur që të vazhdonte të ecte përpara, ‘me’ ose ‘pa’ Xhulion vete, për të përballuar peshën e familjes, se fëmijëve, gjë qe, deri në ato momente kishin ndare përherë se bashku.

U përqafuan dhe Xhulio u nis, i ndjekur nga sytë e Annës, e cila e përshëndeste me dore të shoqin, deri sa makina me të cilën ai udhëtonte, të zhdukej nga pluhuri i rrugës dhe nga largësia e kjo e fundit, ndërmjet tyre, behej gjithnjë e me e madhe.

Era e detit të Durrësit depërtoi nga dritaret e makinës dhe u përhap në brendësinë e saj. Flladi i freskët dukej i njëjte me atë që Xhulio ndiente edhe kur ndodhej në Napoli, në shtëpinë e se shoqes, duke u bërë në këtë mënyrë, ngjitës malli. Përhapte nostalgjinë e një vendi që, në rininë e tyre, u pati dhënë atyre shume. Dhe jo vetëm, transmetonte një lloj trishtimi që në atë moment, ishte krejtësisht i pazakonte. Për Xhulion, ishte me e zakonte qe, flladi i detit të behej burim qetësie, paqeje, frymëzimi e gëzimi.

Por, atë mëngjes Xhulio, se bashku me flladin detar, po thithte edhe disa grimca të një ajri të rende, mbytës. Te një ajri të akullt, që po i ngrinte zemrën.

Po u vinte prej pak kohësh, prej shkatërrimit të marrëdhënieve shqiptaro – jugosllave dhe diktatori i ishte përveshur punës për përforcimin e fuqisë se tij absolute. Një fuqizim i tille kishte si faze fillestare të tij, luftën kundër kundërshtarëve politikë. Këta kundërshtarë, disa realisht të ekzistuar, dhe të tjerë, të vendosur në rrethin e personave mbi të cilët vetëm dyshohej ose supozohej të ishin të tille, për faktin e pasjes në biografinë e tyre të disa të dhënave komprometuese, bëheshin persona “të rrezikshëm” për vendin.

Xhulio, ndonëse këtë liste të mallkuar e njihte mjaft mire dhe deri diku, kishte qenë gjithnjë i ndërgjegjshëm që i bënte edhe ai vete pjese, deri në fund, nuk deshi ta pranoje apo ta besoje.

Kohet e fundit, kolegu i tij, ai me të cilin po bashkëndanin të njëjtën zyrë, ishte bërë shumë invadent, po fuste gjithnjë e me tepër hundët në punët e Xhulios. Nën justifikimin e konfidencës në nivel ‘miqësor’, po i bënte pyetje të tepruara, të cilat Xhulios, po i shkaktonin shqetësime. Jo sepse, nuk dinte sesi t’i përgjigjej ashtu siç ai e meritonte në të vërtetë e me gjakftohtësi, por për një fakt tjetër: atë të perceptimit të rrezikut dhe të krijimit të përshtypjes qe, ai person, nuk ishte dërguar në atë zyrë për të ndare me Xhulion profesionin e ekonomistit si ai, por për të dhënë kontributin e tij, për kurthin që po i thurnin.

Faktikisht, kolegu i tij, beri ç’të ishte e mundur për të sabotuar punën e sakte dhe të përgjegjshme të Xhulios. Beri ç’të mundte për t’i ndërlikuar punët atij, e për me tepër, duke ndërhyrë në çështje që i përkisnin ekskluzivisht kompetencave të Xhulios.

Por, nuk u mjaftua vetëm me aq: u tregua aq dinak (ose më mirë, ashtu ishte udhëzuar apo urdhëruar), që të përfshihej e të merrte pjesë edhe ai vetë në një projekt të besuar ndaj zyrës se tyre, i cili fillimisht duhej të kishte qenë i ndjekur vetëm nga Xhulio, projekt qe, çuditërisht do të kishte rezultuar si një ‘sabotim’.

Natyrisht, për të dy koleget u lëshua një urdhër arresti.

Xhulio, e pa jetën e tij të ndryshonte tërësisht, pas këtij takimi brutal me të ashtuquajturën “drejtësi”.

Atë dite, në oborrin e fabrikës, hija e makinës ushtarake ‘jeep’, të asaj makine aq famëkeqe, beri që të ngrijnë në vend të gjithë punonjësit.

Te dy koleget i hipën, të lidhur me pranga, sikur të ishin kriminele.

Për Xhulion, nëse ‘krim’ mund të quheshin përgatitja e përkushtimi serioz ndaj detyrës, korrektësia apo profesionaliteti, e gjitha kjo kthehej në një ankth, nga i cili, shpresonte të zgjohej sa me shpejt dhe e vërteta të zbardhej sa më parë. të bëheshin sqarimet e duhura se nga ana e tij, nuk kishte ekzistuar asnjë faj, asnjë gabim e, aq më pak, asnjë sabotim.

Por, u bind më shumë se kurrë edhe për diçka që, deri në ato momente kishte dëshiruar që gjithnjë t’ia largonte vetes si mendim: për atë qe, prej faktit se kishte marre për grua një qytetare italiane, që po ndante jetën bashke me të, në një Shqipëri të tille si ajo që po përjetonin në ato kohë, ky do të kthehej në një rrezik të konkretizuar me shpejtësi, do të kthehej në një stuhi që do të vërsulej e pamëshirshme mbi atë vetë e mbi familjen tij.

Në procesin – farsë teatrale – të dy kolegeve, pasi fillimisht u fol për një dënim jo më pak se pushkatimi, gjithnjë padrejtësisht ju përcaktuan dënimet përkatëse, që për Xhulion, çuditërisht rezultoi shumë m i rëndë, burgim i përjetshëm.

Pak më vonë, ashtu si ndodh zakonisht në situatat tragji-komike, finalja qe befasuese. Dënimi iu reduktua në mënyrën që vijon:

Kolegu i Xhulios, qëndroi në burg vetëm pak muaj dhe ju fal liria.

Xhulios, patën “mëshirë” dhe i reduktuan edhe atij dënimin, por atij iu mohua liria personale jo për dy muaj, as për dy vjet: vitet në të cilat Xhulio kreu dënimin, qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij, të asaj jete që dalëngadalë po ia shkatërronin në mënyrë të dhimbshme: këto vite qenë plot 20.

I madh indinjimi, të shumtë dhimbja e zhgënjimi për atë që quanin “drejtësia popullore”.

Ajo mund të quhej në mënyra apo terminologji të pakufizuar, përveçse “drejtësi e popullit”.

Ata vete ishin pjesë e atij populli. Xhulio për më tepër, por edhe Anna tashmë e ndjente veten si pjesë përbërëse e atij populli, mikpritës, të besës, por që, fatkeqësisht po drejtohej me grushtin e hekurt prej disave që po Benin ç’të ishte e mundur që asaj Shqipërie të vuajtur, t’ia eliminonin të gjithë bijtë e saj më të vlefshëm e intelektualë.

Ndryshimi rrënjësor edhe në jetën e vetë Annës, nga një vuajtje në tjetrën, me burrin në burg, me prindërit e të afërmit në Itali që nuk mund t’i takonte, ajo vete, e re në moshë e, me fëmijët e bllokuar në Shqipëri, e detyroi të kthehej pas me kujtesën:

“Largësia nga vendi im është kaq e shkurtër! Do të më mjaftonte t’i afrohesha bregut të detit, për të pasur mundësi të ndiej erën e këndshme të ujërave që mbërrijnë nga anët e mia, të cilat me siguri, do të më lehtësojnë nga çdo ndjesi largësie nga të dashurit e mi. Dhe sidoqoftë, sa here që malli për ta do të më mbërthejë me insistim, do të vrapoj drejt tyre e ata njëkohësisht, do të munden të vijnë e të më takojnë, sa here të dëshirojnë”.

E më pas, në 1944-ën, fjalët e Xhulios:

“Anna, unë jam i detyruar si bashkëshort e si baba familjeje, të të kërkoj të mendohesh mirë, por edhe me shpejtësi, mbi faktin se ç’do të bëjmë më tej me jetën tonë: ku, do të vendosim të vazhdojmë të jetojmë, në Shqipëri apo në vendin tënd, në Itali, sepse këtu, kam dyshimin se gjendja do të ndërlikohet tej mase.”

Anna, me lot në sy, mori vendimin më delikat e më të rëndësishëm të jetës së tyre: atë të zgjedhjes që të jetonin në Shqipëri.

Atë mëngjes bënte ftohtë, ftohtë më shumë se kurrë. E mbështjellë me pallton e saj të leshtë, me kapelën në kokë, të cilën nuk e ndante kurrë,sepse ishte një dhurate e të atit, Anna u gjend përpara një ndërtese që të fuste frikën, që të bënte të të mbërthenin rrëqethje. Asnjëherë nuk do t’i kishte vajtur në mend që, një dite të jetës së saj, do të vinte e të afrohej pranë një ndërtese të tillë. Asnjëherë nuk do të kishte menduar që në një ferr të tillë, do të ‘ndalej’ Xhulio i saj i dashur.

Atë dite, atyre nuk u lejuan të shihen.

Por, njëri prej rojeve, me një pamje të tmerrshme, e thirri Annën, sepse do t’i dorëzonte disa sende vetjake të Xhulios, të gjitha të përmbledhura në një kuti kartoni.

Ajo e mori atë kuti në duar duke u dridhur e tëra dhe u largua prej andej me shpejtësi.

Në shtëpi e prisnin fëmijët. Madje, para se të ndalej e të fliste me ta, Anna hyri në dhomën e saj dhe me forcat që pak e nga pak po e braktisnin, hapi kutinë.

Sytë iu ndalen menjëherë mbi një copë të grisur, të bardhë. Ishte këmisha e bardhe e Xhulios, këmisha e tij e preferuar, ajo të cilën Anna ja pati hekurosur atë mëngjes e që ai, e pati veshur pikërisht ditën e arrestimit.

Mbi mëngën e këmishës, me gjakun e tij, Xhulio kishte shkruar një mesazh për të shoqen: “Sono innocente”, “Jam i pafajshëm”.

Por Anna, për këtë ishte mëse e bindur…

Please follow and like us: