Albspirit

Media/News/Publishing

Klara Buda sjell Mitrush Kutelin në Francë në 110 vjetorin e lindjes

Në 9 shkurt 2017, botohet në Francë për herë të parë në një liber më vete, rrëfenja Fshati im e pi rakinëe Mitrush Kutelit e përshtatur në frëngjisht dhe e paraqitur për lexuesin francez nga Klara Buda. Parathënien e librit e firmos Christian Gut, albanolog dhe latinist i njohur, antar i Akademisë së shkencave të Kosovës.

 Mitrush Kuteli (1907-1967) është shkrimtar i vecantë i letërsisë shqipe. Pjesë e elitës shkencore dhe letrare, ai u dënua, u persekutuar dhe u reduktua në heshtje nga regjimi totalitar shqiptar. Pas daljes nga burgu e deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1967, ai u detyrua të punojë si përkthyes duke iu nënshtruar normës së shtëpisë botuese Naim Frashëri (që shkonte nga 4 – 8 faqe A4 përkthim në ditë). Botimi i veprave personale nuk ishte ndaluar zyrtarisht, por kjo u bë realitet pak nga pak.

Kështu pjesa kryesore e veprave që na ka lënë ky autor është shkruar dhe botuar para periudhës totalitare, të « realizmit » të indoktrinuar që u quajt realizëm socialist. Kjo vepër, një gjerdan ku ka të paktën mes të tjerash disa perla, tridhjetë në total, ku mund të permendim Vjeshtën e Xheladin Beut, E madhe është gjema e mëkatit, Fshati im e pi rakinë, Xinxifillua, Rina Katarinella, etj.

Stili dhe metoda e tij e veçantë përben një risi në prozën narrative dhe shënon lindjen e prozës moderne shqipe. Sot Kuteli konsiderohet si një nga mjeshtrit e fjalës shqipe, kontributi i të cilit është i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm.

Kuteli qe një kritik, dhe kritik me vlerë, përkthyes i veprave të mëdha të letërsisë botërore, me dëshirën që t’i lexonte populli i tij; qe poet dhe autor novelash, disa prej të cilave vlejnë sa një roman i gjatë dhe janë gjithmonë të ushqyera me letërsinë popullore të atdheut dhe sidomos të krahinës së tij, duke tejkaluar kufirin e atij që ai me modesti e quante Rrëfim.

Mitrush Kuteli është shkrimtar përfaqësues i kohës së tij, i prirjeve të pandryshueshme të letërsisë moderne shqipe dhe sidomos, poet i vargut dhe prozës, i ushqyer me letërsinë popullore. Ai ishtë piktor i jetës së një atdheu të përjetshëm.

Rrëfenja kuteliane, për nga stili, proçedetë letrare dhe elementët ethnografikë të përdorur, përbën risi në prozën e shkurtër shqipe. Në rrëfenjën « Fshati im e pi rakinë » që botohet në sesonin letrar francez, gjejmë qartë proçedetë tipike të Kutelit, të stilit të tij oral (ligjërues) dhe elementë të veçantë të një letërsie të ushqyer nga tradita popullore, të lloji të Baladëssipas konceptit të ethnografeve gjermanë. Tek kjo rrëfenjë ai ka përdorur edhe proçedenë surrealiste të shprehjes automatike duke respektuar rrjedhen normale të mendimit.

Klara Buda është gazetare dhe shkrimtare që ka punuar për UNESCO-n, BBC-në dhe në Radio Francë Internacionale si Drejtore e Redaksisë shqipe, deri në mbylljn e kësaj të fundit pas luftës së ftohtë.

Për lexuesin francez Klara Buda zgjodhi të përkthejë pikërisht rrëfenjën Fshati im e pi rakinë, pasi duke qënë në stilin e Boccaccio-s, Rablai-së, apo Servantes-it, kjo rrëfenjë, që ngërthen, një realizëm grotesk i flet lexuesit francez me një gjuhë universale. Por duke pasur edhe një përdorim në shkallë të gjerë të procedeve të tregimeve gaztore popullore, me ngjyra lokale, të kthyera në art nga Kuteli, ajo i sjell këtij lexuesi edhe të veçantën, « marken » shqiptare. Gjithë duke qënë në nivelin dhe « stilin e Gargantuas-ë » teksti kutelian, i shkruar me një distancë në kohë është më i latuar se ai i këtij autori fetish francez.

Please follow and like us: