Albspirit

Media/News/Publishing

Ervin Bushati: Në Kavajë, PD ishte përgatitur për dhunë

I ftuar në emisionin #DritaremeRudinën në Vizion Plus, deputeti socialist Ervin Bushati ka folur edhe për zgjedhjet në Kavajë.

Sipas Bushatit ishin krijuar të gjitha premisat që PD në Kavajë të krijonte dhunë dhe të destabilizonte vendin.

“Në Kavajë ishin krijuar premisat për dhunë. Duke çuar njerzit për protestë u krijuan të gjitha kushtet për të shkaktuar një përplasje dhe dhunë që do e kthente vendin shumë pas. Sot në Shqipëri nuk ka asnjë lloj krize dhe asnjë lloj konflikti më ndërkombëtarët. PD në opozitë nisi si një proces çadre. PD po rikthehet parti e dhunës. Po krijohen premisat në mënyrë të papërgjegjshme për të krijuar dhunë me anë të gjuhës së përdorur. Diskursi i përdorur nga krerët e opozitës na çon në dhunë dhe nuk pranohet për ditët e sotme”, deklaroi Bushati.

Please follow and like us: