Albspirit

Media/News/Publishing

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrea

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtaren Majlinda Andrean si dhe heqjen e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike për 5 vjet.

Majlinda, gjyqtare e Gjykatës së Lartë, është e akuzuar për korrupion pasiv dhe është e pezulluar nga detyra.

Ndërkohë që për burrin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kërkoi dënimin me 5 vjet burg, plus heqjen e se drejtes per ushtrim te detyrave publike per 5 vjet.

Për të akuzuarit e tjerë në këtë proces, prokuroria kërkoi 4 vjet burg per shtetasin Petraq Dashi, 2 per Ilia Çabirin dhe 1 vit burg per Eleni Lino.  Ndërkohë që u kerkua edhe konfiskimi i pasurisë prej 50.000 euro, shume e pretenduar e marrë si ryshfet.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, i dyshuari Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea në lidhje me çështjen në gjykim, ku ishin palë trashëgimtarët Çabiri dhe Lino. Dyshohet se ai ka rënë dakord për pagesën e një shumë prej 50 mijë euro për të marrë një vendim në favor të tyre.

Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e një shumë prej 50 mijë euro, Dashi i dorëzon një shumë të tillë bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë.

Te nesërmen, në 12 korrik gjykata vendosi në favor të Çabirit dhe Linos. Hetimi ka nxjerrë në mënyrë indirekte gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, përmes survejimit të veprimeve të bashkëshortit të saj.

Please follow and like us: