Albspirit

Media/News/Publishing

Basha i përgjigjet Hahn: Nuk na trembin kukumjaçkat, Evropa e vlerave është ajo e zgjedhjeve të lira

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas letrës së komisionerit Johanes Hahn, i cili kritikonte ashpër qëndrimet e opozitës në një letër të hapur për shqiptarët. Basha deklaroi nga çadra se Evropa e vlerave është ajo e zgjedhjeve të lira.

“Evropa e vlerave është Evropa e zgjedhjeve të lira, pa zgjedhje të lira nuk kishte për të pasur kurrë Evropë. Evropa e vlerave është Evropa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe ngre në pushtet kriminelin, se po të ndodhte vetëm Evropë nuk do ishte. Evropa e vlerave është e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste.

Ju e dini fare mirë, më mirë e dini se ndonjë evropianë, shqiptarët evropianë. Ndaj beteja jonë është beteja e drejtë për Shqipërinë, beteja e drejtë për Evropën, sepse është beteja për vlerat elementare pa të cilat nuk mund të jetë Evopë, e nuk mund të jetë Shqipëri”, deklaroi Basha.

Edhe pse nuk përmendi emrin e komisionerit Hahn, ai pati një përgjigje për kritikët kur tha se “nuk na trembin kukumjaçkat”, duke ftuar shqiptarët të bashkohen në protestën e së shtunës.

Please follow and like us: