Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzuar 80-vjetorin Papa Françesku

Papa Françesku ka marrë mbi 50 000 e-maile me urime për ditëlindjen e tij të 80-të, në bazë të llogarive të hapura për këtë rast, deklaroi Vatikani. Mesazhet mund të dërgohen në latinisht, italisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe polonisht.

Shumica ishin në anglisht, spanjisht dhe italisht, por ka pasur më shumë se 1 000 edhe në latinisht. Vatikani gjithashtu tha se papa Françesku ka ngrënë mëngjes me tetë persona të pastrehë, të cilët jetojnë në sheshin e Shën Pjetrit, dhe ka marrë prej tyre tri buqeta, që ai i vendosur në kishën “Santa Marta”.

Please follow and like us: