Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Parlamenti i vitit 1926/Fjala e Z. Selahudin Blloshmi

 

Z. kryetar! Si e dijnë të gjithë shokët e ndershëm të kësaj Asambleje, i vorfën populli Shqiptar Lirin e vet e ka vitue me mundim të vet kurse shtetet fqinj lirin e tyre e kanë fitue me mbrojtjen e Shteteve të Mëdha. Kur Serbia ka marrë lirinë e vet ka gjet mbështetje të plotë te Rusija; gjithashtu Rumanija. Greqinë e Bullgarinë e kanë mbrojt krejt Fuqitë e Mëdha e populli i shkretë shqiptar qi kurdoherë është mundue me fitue lirine e vet i kane vue shkopin para, edhe sikur të ishte për mbrojtjen të tjerve populli shqiptar nuk do ta kishte lirin e tij. Të flasim pak mbi historin e këtij populli. Në 1878 kur ishte okupacioni i Turqise e konferenca e Berlinit kishte da që disa toka të Shqipnis t’iu jepeshin të tjerve dhe Turqija po i jepte, atëherë një Abdyl mori iniciativën e formoi Ligjën historike të Prizërendit ku shqiptarët vendosën aty të mbajnë tokat e tyne. Ay që kish’ sundimin në dorë dërgoj Dervish Pashën që t’i shkeli e t’i lishoj, por shqiptarët prap e mbajtën lirin e tyre. Ardhi lufta ballkanike e u kujtue qi edhe neve si pjestarët e nji pjese t’Europës, e jo si Asiatik, do të na njifshin të drejtat tona, por mjerisht prap na u shkelën, por shqiptarët me liritë e veta ruajtën lirin. Ismail Qemali tue pas mas vetes shumë trima atdhetarë ngriti flamurin e Shqipërisë. Në 1920 kur mbaroj lufta e përgjithshme sa do qi nuk kishim marrë pjesë shumë gjak që nderdhnë në favor të Fuqive Aleate, por mjerisht të drejtat e shqiptarëve nuk u muarën parasysh. Aso kohe naj kryetar që sot po kryeson këtë mbledhje Z. Eshref Frashëri bashkë me kryetarin e Republikës me Z. Ahmet Zogun formuan Kongresin e Lushnjes dhe e shpëtuan prap Shqipnin. Ambicionet e intrigat e disave e shtine shtetin në rrezik, por vullneti i fortë i këtyre e shpëtoi prap atdhenë e dashur. Sot prapë po na hapet një çështje me rëndësi, deri më sot ishte fjala me marrë, e sot po na duhet me lanë. Dal të shofim një herë, a lypset me lanë apo me ndërrue: e drejta e jonë ka humb me kohë e jo sot edhe shumë toka të Shqipërisë kemi bjerrë e jo vetëm këto katër copë murë të Shën Naumit, e nji pjesë të pyllit të Vermoshit. Këto karshi humbjeve të mërpashme janë fort të vogla, por megjithse janë të vogla, mos pasja e tyre për na asht e hidhët, se këto kanë një rëndësi politike, stategjike e istorike, por kemi një milion e ca shqiptarë qi janë jashtë kufinit t’onë ato katër mure mund të lozin një rol. Si na tha edhe i ndershim Z. delegati jonë Z. Mehdi Frashëri neve kur kishim ndër mend Shën Naumin, mendojshim një Shën Naum me rrethinat e saja metojshim at kufi kur forcat aleate luftojshin karshi të tjerve. Ky ka qënë një kufi ideal dhe Mbratnin e Mëdhaja lypshesh këtë kufij ta jepshin Shqipnis por mjerisht na japin vetëm katër mure më nji largsi 750 metra. Çë rol mund të lozin e çë rëndësi mund të ketë Shën Naumi më këtë largësi e kuptoj gjithsecili. Sikur të kishte rrethinat atëhere po do kishte rëndësi përkundrazi në lindje na hynë ma thellë, edhe në katunde të banum prej shqiptarësh po i mbeten fqinjit tonë. Po shofim se fqinjit tonë, sado qi Mbretnit e Mëdha e Gjykatorja e Lahajes na e kanë dhanë neve, nuk po don me e lshue. Mbretnit e Mëdha kur kanë formuluar at vendim me njërën dorë na e kanë dhanë e me tjetrën na e kanë marrë e na lanë me nji grindje të mërzitshme qi nuk po dijmë sit ë dalim. Tashti për nji pikë të tillë a lypet të hapet një luftë? Të thuash jo, asht keq, të thuash po, po ja ka mahanat e veta. Meqënëse Mretnit e Mdha na kanë dhanë vetëm katër muret e Manastirit të Shën Naumit, edhe Jugosllavija na proponon nji shkëmbim me Peshkopin me tokë katër herë ma tepër e ku banojnë 50-60 familje shqiptarësh mbasi Shën Naumi me caktimin e ksaj vije e humbi rëndësin e tij ekonomike ashtu dhe stategjike, un jam i mendjes qi me kondita qi përmend raporti i komisionit të jashtmë të dy Dhomavet t’i jepet autorizim Qeverisë të hyjë në marrveshje me Qeverin Jugosllave për nji shkëmbim miqësisht.
Tani vijmë te çështja e Vermoshit. Si tha i ndershmi delegati jonë Z. Mehdi Frashëri, këtu nuk është çështja se po japim Vermoshin, jo zotëri, Vermoshi na mbetet neve, neve japim vetëm nji pjesë të pyllit të Velepojës dhe për këtë po na jepet një tjetër. Pra duhet të mos bajmë demagogjira, se të drejtën tonë e dinë të gjithë, por nuk kemi forcën ta marrim. Të kemi kurajo të përmbushim detyrën e randë që na ka ngarkue populli, se populli do qetësi, do punë, do bukë dhe mbasi po na japin një tokë (5) herë ma të madhe t’i japim autorizimin Qeveris dhe mos kujtoni se me pasjen apo mos pasjen e Shën Naumit populli do të lulzojë, se populli do të jetë i lumtur me Qeverinë e me përfaqsuesit e tij kur do t’i sigurojë qetësinë e bukën. Sot në këtë Asamble kemi ditën e fundit të kufinit Shqiptar se po i japim çështjes së kufijvet n’ anë të Jugosllavis. Çashtja e kufijvet m’ anë të Grekut asht mbarue e tani mbetet çashtja e kufinit Shqiptaro Jugosllav që me marrveshjen qi do bajë Qeverija do të kryhet, dhe kështu do të ngjallet miqësia fqinjore e do të lidhim të gjith ato trakte tregtije e ekonomije për të cilat kemi nevojë. Bëhen pesë minuta pushim e pas pesë minutash mbledhja mbështillet prapë.
Bisedime në Dhomën e Deputetëvet: Z. Kryetar!

Parafolsit e mij i shpjeguan gjanë e gjatë arsyet e nevojat që janë për tharjet e Maliqit. Pra edhe unë bashk me ta përhiroj inisiatiorët e kësaj shoqnie dhe e falenderoj qeverinë që ka bërë një konvension kaq të nevojshëm, se me të vërtetë një qytet si Korça, që ndodhet në një lartësi prej tetëqind e sa metra, është keq e të dhembet ai popull të vuajë nga malaria. Prandaj si thashë si shoqnia dhe qeveria meriton lëvdim për inisiativën që kanë marrë. I ndershmi deputet i Korçës Z. K. Floqi foli për historinë e vjetër të këtij gjoli e unë do ta them pak që nga koha e okupacioni të Francës e këndej. Çuditshëm frëngjit kur shihnin se në atë fushë të lartë dhe në ay qytet i bukur dhe i ambël të kish malaria dhe nga nji studim i vogël që banë ata e panë se ky mikrob vinte nga gjoli i Maliqit. Mbi këtë dërguan njerëz kopetentë inxhinierë për ta studiuar sesa duhesh për tharjen e këtij gjoli të cilët caktuan një shumë që nuk e mbaj mend, por mbasi ata nuk kishin fonde për të bërë sende kësodore dërguan vetëm të burgosurit tue bërë disa baraka në buzë të liqenit e kshu filluan të punonin. Kur u larguan francezët prej asaj prefekture unë jam ndodhur atje dhe dij se populli i Korçës priste me shpresë të madhe se punën e tyre do ta mbaronte qeveria shqiptare. Por urdhri më i parë ose më mirë të themi prokurori i Korçës ka qenë të ndalohej punimi për tharjen e kënetës.
Selahudin Blloshmi

Please follow and like us: