Albspirit

Media/News/Publishing

Kokëdhima: T’i refuzojmë e bojkotojmë zgjedhjet e 25 qershorit

 

Kreu i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima me banorët e Qeparoit u kërkoi atyre t’i refuzojnë dhe bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit, teksa lajmëroi vendimin e marrë:

“Zgjidhja ka vendosur që t’i braktisë këto zgjedhje”, u shpreh Kokëdhima.

Pjesë nga fjala e Kokëdhimës:

Kush i vjedh dhe manipulon votat e shqiptarëve sistematikisht në këto 23 vite? Kryetarët e partive. Ata i urdhërojnë vjedhjet e votave. Ata që e kanë uzurpuar Shqipërinë, 3-4 njerëz që i morën shpirtin popullit dhe vendit tonë. Ja pse kauza e parë që Zgjidhja ka artikuluar në programin e saj është: të pastrohen përfundimisht zgjedhjet tona. Pa i pastruar përfundimisht zgjedhjet, kurrë s’do të kemi pensione të mira, kurrë s’do të kemi asistencë sociale të mjaftueshme, kurrë nuk do të kemi punë, kurrë nuk do të shpëtojmë nga kusarët e pushtetit, kurrë nuk do të ndihemi të respektuar në zyrat e shtetit, kurrë nuk do jemi të shërbyer nga administrata publike, kurrë nuk do dalim nga skamja, mjerimi, varfëria dhe papunësia, kurrë nuk do e zhvillojmë dot ekonominë dhe nuk do jetojmë dot me dinjitet e gëzim në vendin tonë.

Për “Zgjidhjen”:

Zgjidhja ka vendosur që t’i braktisë këto zgjedhje. Anëtarët dhe simpatizantët e Zgjidhjes nuk do marrin pjesë në votimet e 25 qershorit. Ne kemi vendosur t’i bojkotojmë dhe t’i refuzojmë këto zgjedhje, për ta refuzuar këtë kastë të diskredituar politike dhe për t’ia shkurtuar jetën asaj. Ne e mbështetëm protestën tre mujore të opozitës, sepse ajo u deklarua në favor e në mbështetje të kauzave tona për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për ti kthyer qytetarëve të thjeshtë të drejtat e grabitura nga kryetarët e partive, të drejtat e mohuara për të votuar ne referendume dhe për të zgjedhur vetë kandidatët për deputetë, për kryetar bashkie, këshilltarë etj përmes primareve të hapura, mikse dhe të mbyllura, kauzat tona për hapjen dhe lirinë e konkurencës në tregun politik, në ekonomi e gjetkë, për drejtësi, punë e mirëqenie, për një qeveri dhe qeverisje të pastruar nga trafikantët e hashashit dhe zyrtarët e korruptuar. Ne e mbështetëm këtë protestë pavarësisht dhe duke e ditur se PD dhe PS, kanë 25 vite që vjedhin zgjedhjet. Zgjidhja deklaroi se nuk do merte pjesë në zgjedhje pa opozitën, në zgjedhje që do e përçanin popullin tonë. Zgjidhja gjithashtu deklaroi se nuk do të merte pjesë në zgjedhje pa reformë zgjedhore dhe pa infrastrukturë që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do shkonte në zgjedhjet ku votat i numëron Rilindja dhe PD-ja.

Marrëveshja PS-PD:

Pse e bënë këtë pazar Rilindja dhe PD? Sepse kasta e ka kuptuar se po i vjen fundi, e ka kuptuar se vetëm në këtë rrugë mund t’i zgjatet jeta sundimit të saj dhe regjimit famëkeq të partitokracisë shqiptare.

Më shumë për Rilindjen:

Rilindja bëri krime të shumta ndaj popullit, ligjit dhe shtetit në këto katër vite. Ajo e ndau shtetin në feude për të gjithë servilët, injorantët dhe kriminelët që mbajnë nē këmbë pushtetin e saj. Rilindja bëri korrupsion të shfrenuar, bëri ekonominë kriminale tē hashashit dhe koncensionet më të paimagjinueshme në dëm të popullit dhe interesave kombëtare duke ja kaluar ku e ku koncensioneve të Saliut. Qeverisja e saj prodhoi arrogancën dhe sjellje nga më të neveritshmet për popullin tonë. Me miliardat e bëra në këto rrugë dhe përmes kriminalizimit të politikës, ekonomisë dhe të shtetit, Rilindja eleminoi çdo hapësirë demokratike e lirie në Shqipëri dhe e çoi drejt rezikut të shkatërriimit të plotë opozitën e vendit. Rama përgatiti zgjedhje pa opozitën dhe zëvendësimin e kësaj të fundit me kukullat e Rilindjes, me opozitën e emëruar prej tij. Partitë e vogla dhe veglat e Ramës.

Please follow and like us: