Albspirit

Media/News/Publishing

Programi i SFIDA: Pastrim i politikes, rigjallerim ekonomik, siguri ushqimore e shendetesore

Sfida prezantoi sot pikat kryesore ku përqëndrohet programi i kësaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit. Në takim me qytetarë të Tiranës, drejtuesit e Sfida për Shqipërinë, premtuan pastrimin e politikës nga krimi, rigjallerimin e ekonomisë si dhe siguri ushqimore e shendetesore për qytetarët. Një nga hartuesit e programit politik Dr. Medlir Mema sqaroi se ky grupim qytetarësh sheh tre probleme thelbësore:

1) Pastrimin e politikës dhe administratës politike (përmes kontrollit të imtësishëm të politikanëve, drejtuesve të administratës, ngritjen e një njësie anti-korrupsion dhe ashpërsimin e masave, konfiskimin e menjëhershëm të pasurive të pajustifikuara dhe ndjekjen penale, kufizim deri ne 2 mandate, ndalimin e dhënies së fondeve për partitë pademokraci të brendshme, penalizime individuale për drejtuesit e administratës që marrin apo pushojnë individë në mënyrë të padrejtë apo për arsye politike.

2) Rigjallërim i menjëhershëm ekonomik (nga paga minimale deri në 60.000 lekë – taksë 2%, nga 60.001 – 400.000 lekë të bëhet 10% dhe mbi 400.000 lekë të bëhet 20%). Duke u bazuar tek ekonomia e individit “Sfida” ka si qëllim të nxisë dhe mbështesë profesionistët, individët e suksesshëm si dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Shteti ka treguar se është administratori më i keq i parave tona kështu që zhvillimi do jetë duke lënë këtë sasi parash tek qytetarët. Gjithashtu ky grupim qytetar beson se krijimi i hapësirave “pa-taksa” do rigjallëronte menjëherë zonat për eksport dhe investitor që krijojnë shumë vënde pune. Raport i drejtë mes shtetit dhe biznesit: secila palë paguan dëme për vendime të padrejta apo pagesa të vonuara.

3) Siguri shëndetësore: Kontroll i imtësishëm për ushqimet, nivelet e elementëve të dëmshëm në ushqime, penalizim për kompanitë apo institucionet shtetërore që janë përgjegjës për kontrollin e. sigurisë ushqimore. Kontroll i imtësishëm dhe transparencë për çmimet dhe skadencat e barnave. Dr Medlir Mema theksoi se ky grupim qytetar ka shumë shpresë se qytetarët do ndëshkojnë me votë qeverinë aktuale PD-PS-LSI dhe do i japin mundësi SFIDES që të jetë në kuvend për të demaskuar çdo lloj marrëveshjeje mes parlamentarëve të këtyre 20 viteve që fshihen pas xhaketave të kryetareve apo ish-kryetarëve të tyre. Asnjë votë në Tiranë apo qytete të tjera nuk duhet nënvlerësuar apo çuar dëm pasi një deputet më pak i “Sfidës” në parlament do të thotë më pak demokraci dhe kërkesë llogarie për këta kryetarë që për 25 vjet tallen me qytetarët çdo fushatë elektorale. Bashkë jemi shumë. Bashkë mundet.

Please follow and like us: