Albspirit

Media/News/Publishing

Xhensila Pere: “Miss Universe Albania” i sjell vajzat në çdo dimension!

Brunilda Gorovelli

Xhensila edhe këtë vit jeni mentore në Miss Universe Albania 2017, si e shihni këtë përvojë për herë të tretë?

Eksperienca bën të vetën dhe unë tashmë ndjehem në shtëpinë time, jo vetëm nga përvoja por edhe sepse kjo është bota që unë i përkas. Normalisht çdo vit ka emocionet e tij ashtu si dhe ambiciet të cilat falë eksperiencës janë në rritje.  Pra,  jo vetëm jap tek ky kompeticion por edhe marr shumë.

Çfarë vështirësish hasni?

Vështirësi ashtu si në çdo fushë. Ne jemi të ndarë në grupe në bazë të një shorteu dhe kjo nënkupton që në grup ke edhe vajza pa eksperiencë në modeling apo televizion. Pra, duhet t’ju mësosh çdo gjë, ecjen, staturën , sjelljen me aparatin. Praktikisht i shndërron nga një vajzë e thjeshtë në një Miss.

Si ju duken vajzat këtë vit?

Vajzat janë shumë të mira dhe kjo e bën garën më të fortë dhe më të bukur, si ato mes vetes ashtu edhe për ne mentorët.

Çfarë këshille apo sugjerimi ju jepni vajzave?

Mbi të gjitha unë përpiqem që vajzat të kuptojnë mundësinë që ju është dhënë, t’i japin rëndësinë e duhur përderisa janë përzgjedhur mes qindra konkurentesh. Gjithashtu,  mundohem të nxjerr në pah yllin që kanë brenda vetes, duke gërshetuar bukurinë fizike me atë të brendshme.

Çfarë do të thotë për një vajzë të fitoi ‘Miss Universe Albania’?

Përgjigje tipike e kësaj pyetje është “ndjesi e papërshkrueshme”,  por unë do të them, duke qenë se e kam përjetuar edhe vetë, një përgjegjësi e madhe. Mbasi ajo do përfaqësojë Shqipërinë në një kompeticion gjigand ashtu si është “Miss Universe”.  Aty nuk je si individ por si një shtet , ndaj  jo më kot edhe formula e “Miss Universe Albania” i sjell vajzat në çdo dimension, duke trajtuar tema të ndryshme ku do të veçoja bamirësitë e ndryshme që ato bëjnë.

Si janë raportet me kolegët e tjerë?

Jemi në një kompeticion bukurie ndaj dhe gjithçka aty është e bukur, edhe marrëdhënia mes kolegëve. Çuditërisht  jemi miqësore dhe bashkëpunues.

 

Xhensila Pere

‘Miss Albania 2014’, përfaqësuese e Shqipërisë në ‘Miss World’ e renditur nder 10 më të mirat në votimin e publikut. Më pas shihet në ‘Big Brother 8’ duke provokuar audiencen me sensualitetin e saj. Popullariteti i krijuar e çon me sukses ne ‘Miss Exclusive of the World’ ku pozicionohet në 15 më të mirat. Moto kthehet në këtë sezon nga programi i një viti më parë si mentore trajnuese për vajzat që aspirojnë titullin ‘Miss Universe Albania’.

Please follow and like us: