Albspirit

Media/News/Publishing

Margaret Atwood, fituese e çmimit letrar Franz Kafka

Shkrimtarja Margaret Atwood është fituese e këtij edicioni të çmimit letrar Franz Kafka.

Çmimi letrar ndahet që nga viti 2001 dhe i shkon autorëve bashkëkohorë letërsia e të cilëve tejkalon kufijtë, njëjtë siç ishte edhe letërsia e autorit të njohur cek.

“Është një privilegj i madh të pranoj këtë çmim. Kafka ka një vend të veçantë në karrierën time dhe një pjesë e mirë e punëve të mia të para janë të bazuara në punën e tij” tregon autorja Atwood.

Autorja ka qenë e pranishme edhe në Kosovë gjatë një festivali letrar që mbahet në vendin tonë shkruan kultplus.
Çmimi Franz Kafka ka vlerë 10 mijë dollarë, ndërsa në të kaluarën ka shkuar për Amos Oz, Yan Lianke, Eduardo Mendoza dhe Claudio Magris.

Please follow and like us: