Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal, kryebashkiakja e Prrenjasit punëson gjithë fisin në bashki

Shqipëria është më shumë se vendi  i çudirave dhe listën e skandaleve politike pa asnjë dyshim e kryeson LSI. Jo vetëm për hajdutëritë e Ilir Metës, apo skandalet e ministrave të tij dhe drejtorëve që funskionojnë në 20 apo 30%, por edhe për shkak të emërimeve skandaloze nepotike, të cilat bëhet sipas tarafeve familjare të çetës së Ilir Metës, që ndryshe quhet LSI.

CityNews ka bërë një investigim të thjeshtë, pasi ka siguruar nga Thesari listën e pagesave të punonjësve të Bashkisë Prrenjas, ka mbledhur informacion për stafin e këtij institucioni dhe emërimet e bëra në Bashkinë e Prrenjasit nga kryetarja  Miranda Rira , përfaqësuesja e LSI zgjedhur në 2015.

Nga të dhënat e CityNews rezulton se emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.

Më poshtë po sjellim listën nepotike me 15 emërimet skandaloze të Mirana Rirës, të cilat fillojnë që nga menaxher sporti, administrator, drejtor rrugës, punonjës të thjeshtë, specialistë, inspektorë, etj.

Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”. Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin e Metës, nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.

Shikoni listën e mëposhtëme dhe bëni vlerësimin për kryebashkiaken e Prrenjasit Mirana Rira./CityNews

1 Inspektor finance Dashurie Collaku Vajza e dajës
2 Specialist i emergjencave civile Bergin Karaj Djali i  dajës
3 Specialist i emergjencave civile Ervin  Balla  Djali i  tezes
4 Specialist për prob. e dhunës në familje dhe barazisë gjinore Mirela Dashi Mbesa , vajza e motrës
5 Insp. për mbrojtjen e konsumatorit Nasibe Kanani Kusherira e Mirandës
6 Specialist Sherbimesh Ilmi Karaj Djali i dajës
7 Hidraulik Kosta  Feçi Kunati i drejtorit të Shërbimeve
8 Shofer Mili Vasku Nipi, djali i motrës
9 Roje shkolle Enver Alla Djali i tezes
10 Punonjës Servete Rira Kunata e Mirandës
11 Punonjës Irfan Bogdani Djali i Hallës
12 Drejtori  i rrugëve Xhemal Facja Krushku i Mirandës
13 Administrator Ilir Balla   djali i  tezes
14 Punonjës Mirëmbajtje Redi Çollaku Kunati i administratorit të Rrajcës.
15 Menaxher i Sportit Ardit Facja Djali i krushkut
Please follow and like us: