Albspirit

Media/News/Publishing

Kur ministri i Drejtësisë ka (ende) për zemër listën e barnave të rimbursueshme (dokumenti)

JavaNews ka arritur të sigurojë një korrespondencë mes ish-ministrave Ogerta Manstirliu dhe Petrit Vasili, që lidhet me Listën e Barnave që Rimbursohen nga FSDKSH. Shkresa që mban datën 16 maj 2017, pak ditë para largimit të tyre nga detyra, nxjerr në pah vërejtjet e ish-ministrit të Drejtësisë jo vetëm në lidhje me praktikën e përdorur nga Ministria e Drejtësisë për përpilimin e listës. E paprecedentë duket fakti sesi ish-kreu i Drejtësisë sugjeron përfshirjen e barnave konkretë duke i përmendur ato me emra. Në faqen e dytë të dokumentit “Kthim përgjigje”, Vasili e mbështet argumentin e tij mbi ankesat e kompanive farmaceutike të mbërritura pranë institucioneve te shtetit. Petrit Vasili i përgjigjet Manastirliut duket i sugjeruar barna me emra konkretë. “…Për ato barna ka në fakt barna alternative e të ngjashme për nga qëllimi dhe funksioni me barin e paregjistruar. Për ilustrim AA Esenciali” – sugjeron ish-ministri i Drejtësisë. Në fakt, dëshira për saktësimin e Listës së Barnave të Rimbursueshme është edhe në funksion të detyrës.Por ministri i Drejtësisë kurrësesi nuk mund të sugjerojë  apo kërkojë zëvendësime barnash me emra konkrete. Kjo nuk lë një shije të mirë për aq kohë sa ish-ministri i Drejtësisë dikur ka drejtuar edhe dikasterin e Shëndetësisë gjatë qeverisjes PD-LSI.

Please follow and like us: