Albspirit

Media/News/Publishing

Milani i vendos afat Donnarummas: Largohu nëse nuk rinovon deri më…

E ardhmja e Donnarummas është kthyer në një telenovelë të vërtetë. Drejtues të Milanit i kanë vendosur një afat të fundit portierit italian i cili tashmë duhet të marrë vendimin nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga “San Siro”, shkruan “Football-Italia”.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, Milani do të presë përgjigje deri më 16 qershor në të kundërt nuk do të vijojë negociatat.

Diavolo i ka ofruar portierit një kontratë 4-vjeçare me një pagë 4 milionë euro në sezon që së bashku em bonuset arrin në 5 milionë euro.

Në fund të sezonit të ardhshëm portieri është jashtë kontratës, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola ende nuk ka vendosur nëse klienti i tij do të qëndrojë ose jo në Milano.

Please follow and like us: