Albspirit

Media/News/Publishing

Nishani dekoron Roza Anagnostin me Dekoratën “Nderi i kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10413 zonjës Roza Anagnosti Dekoratën “Nderi i kombit” me motivacionin: “Mjeshtres së përkryer dhe interpretueses së pakrahasueshme të artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë, aktores që për dekada me radhë ka portretizuar karaktere realiste të panumërta dramatike e stoike të motrës, gruas e nënës së dhembshur e frymëzuese shqiptare, aq shumë të dashura e të vlerësuara nga artdashësit tanë”.

 

Roza Anagnosti lindi më 27 tetor 1943Tiranë, Shqipëri, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë, bashkëshorte e regjisorit po ashtu mjaft të njohur Dhimitër Anagnosti. E filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, ne filmin “Komisari i drites”. Pas këtij filmi Roza dhe Dhimitri martohen dhe jetojnë në Tiranë. Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombetar në Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), ”Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjere janë “Ndergjegja” 1972, “Qyteti me i ri ne bote” 1974, “Ne shtepine tone” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kerkon nje motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Bote e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës“.

Please follow and like us: