Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Nishani dekoron Abaz Hadon me Titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10442 zotit Abaz Hado Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për kontributin e gjatë dhe cilësor si artist dhe drejtues i institucioneve të artit duke ndikuar në ngritjen e nivelit kulturor e artistik të shoqërisë Shqiptare përgjatë disa brezave”.

——–

Abaz Hado ka kryer studimet e larta për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura dhe më pas është specializuar me master për kritikë arti. Më vonë Hado ka kryer një sërë specilazimesh të tjera, ndër të cilat kurse për menaxhim OJQ. Abaz Hado ka mbrojtur gradën e Doktorit. Ai njihet për një numër të lartë ekspozitash personale në Shqipëri dhe jashtë vendit, ku është vlerësuar me nota pozitve nga kritika. Hado është pjesëmarrës në mbi 40 ienale ndërkombëtare të grafikës. Është ideator dhe realizues i emisionit Art Shopping në Tv Neës 24 dhe Art & Art në TVSH. Hado është autor i disa librave për artin, ndërsa aktualisht është lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Gjatë kësaj kohe Hado ka mbajtur disa detyra të rëndësishme si: Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Zv. Drejtor i Qendrës Kulturore të Medias dhe Zv. Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Hado është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Please follow and like us: