Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiç emëron lesbiken Ana Brnabiç në postin e kryeministres, rasti parë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka emëruar në postin e kryeministres së Serbisë lesbiken Ana Brnabiç. “Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç. “Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median. Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale. Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi. Ajo po ashtu ishte ministrja e parë lezbike, e cila ishte bërë pjesë e kabinetit qeveritar në vitin 2016. “Ana Brnabiç dhe unë kemi biseduar lidhur me faktin e sipërpërmendur. Ajo nuk e fsheh faktin se është lezbike. Ajo është kaq e mirë dhe e dashur”, ka thënë Vuçiç.

Please follow and like us: