Albspirit

Media/News/Publishing

Gjaku Ynë – Piana degli Albanesi: Miti kushtuar kulturës arbëreshe dhe shqiptare

Zef Chiaramonte

-Dje, mbas dite, në Sallën e Muzeut të Qytezës Hora e Arbëreshëve / Piana degli Albanesi, në Sicili u zhvillua programi i Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin kushtuar kulturës arbëreshe dhe shqiptare.

– Të pranishëm: Prefekti Xhankarlo Romanjoli dhe Kyetari i Komunës Rozarjo Peta

-Kumtuesi i parë, Prof. Zef Kjaramonte, zbërtheu domethënien e stemës historike (1817) të Qytezës arbëreshe ku, në njerën anë shkruan NOBILIS PLANAE ALBANENSIS CIVITAS = QYTETI FISNIK I HORES SE ARBERESHEVE, kundrejt emërit zyrtar, të asaj kohe, PIANA DEI GRECI. Kumtuesi shpjegoi se si, asokohe, pati nje kompromis midis fiznikut feudal, që i shikonte Arbëreshët si grekë per shkak të rritit kishtar bizantin/ortodoks që ndjeknin, kurse popullata e ndjente veten arbër.

-Fjala i kaloi mandej Prof. Zef Skiro Di Maxho-s i cili dha një pasqyrë të re mbi jetën dhe veprën e Pater Gjergj Guxeta-s si mendimtar dhe themelues i objektit ku mbahej programi, nje banes si punë manastiri për priftrat arbëreshë beqarë, si dhe themeltar i Seminarit për Arbëreshë në Palermo, porsi një univesitet autentik për ruajtjen dhe zhvillimin e kultuës kombëtare.

-I treti, papasi Dr. Nikola Kuçi, foli mbi përshtatmërinë e futjes në kalendarin liturgjik të Kishës Arbëreshe të festës së Shën Memë Terezes. Duke u nisur nga origjina e perbashkët dhe kaluar te vepra madhështore e Shenjëtes, papa Nikola ftoi njerëzit vullnet-mirë që të angazhohen rreth hartimit të teksteve dhe të muzikes percjellëse sipas rritit të Kishës Arbëreshe, për krijimin e një Shërbese dinjitoze në perkujtim dhe nderim të Mëmes sonë Shën Tereza Gonxhe Bojaxhiu.

– Para deshmisë familjare nga shtërrnipi i Mëmë Terezës, djali i vajzës së Lazar Bojaxhiut, me banim në Palermo, fjalën e mori Prof. Fabio Russo i Universitetit të Triestes, i cili beri nje krahasim midis Pater Gjiergj Guxeta, që flitet për të lumnim, dhe Nenë Terezës.

 

Please follow and like us: