Albspirit

Media/News/Publishing

Vjosa Osmani, femra më e votuar në Kosovë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të jetë një nga femrat më të votuara në Kosovë. Nga rezultatet e afishuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo rezulton se ka marrë të paktën 45 500 vota. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2014, Osmani ka fituar 5 mijë vota më shumë. Megjithëse ishte renditur me numrin 81 në listën e përbashkët të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ajo arriti të jetë e dyta në LDK për nga numri i votave. Renditja e saj kah fundi i listës është interpretuar si ‘hakmarrje’ e shefit të saj, Isa Mustafa, për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme për zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Please follow and like us: