Albspirit

Media/News/Publishing

Fushata ‘fasadë’ e socialistëve, Olsi Rama kërkon vota në Shkodër për Tom Doshin dhe PSD

Olsi Rama, vëllai i kryetarit të PS, Edi Rama, ndodhet prej disa ditësh në Shkodër ku po kërkon vota për Tom Doshin dhe Partinë Social-Demokrate.

Në këto foto, Olsi Rama dhe Tom Doshi shihen të rrethuar nga disa të rinj që kanë veshur bluzen e PSD-së, partia për të cilën ish-deputeti i PS kandidon.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, kryesuesi i listës së PS në Shkodër, Ditmir Bushati u shpreh kundër votave për Doshin. Ai tha se PS nuk ka nevojë për ndihmë nga persona jashtë partisë.

Edi Rama e përjashtoi Tom Doshin pas deklaratës së këtij të fundit se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kishte organizuar një atentat kundër tij. Por, tashmë që marrëdhëniet mes Ramës dhe Metës janë thyer, Doshi është rikthyer te ish-kryetari i tij, megjithatë, deri më 25 qershor do të mbajë një logo tjetër./Politiko.al/

Please follow and like us: