Albspirit

Media/News/Publishing

“Nëntori” thyen rekordin në klasifikimin e 100 këngëve më të dëgjuara në Greqi dhe Ukrainë.

Kënga “Nëntori” e kënduar nga Arilena Ara ka thyer rekorde në klasifikimin e 100 këngëve më të dëgjuara në Greqi dhe Ukrainë.
Qershia mbi tortë është fakti se kjo këngë jo vetëm që është pjesë e listës Top 100, por e kryeson atë, duke u ndjekur me të tjera hite të kësaj vere si Despacito apo Hold on love.
Arilena ka treguar mirënjohjen e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, madje ka qenë e ftuar personalisht në Radio Zu për të dhënë një intervistë dhe detaje mbi këngën.

Please follow and like us: