Albspirit

Media/News/Publishing

67 824 japonezë kanë mbi supe mbi 100… vite

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni është rritur me 2 132 persona ose 3,2 për qind krahasuar me një vit më parë, duke regjistruar një numër prej 67 824 personash, njoftoi sot Ministria japoneze e Shëndetësisë.

“Nga numri i përgjithshëm i njëqindvjeçarëve, gratë përbëjnë rreth 88 për qind të tyre”, njoftoi Ministria e sipëcituar e Shëndetësisë gjatë një deklarate.

Gjatë kohës kur Ministria e Shëndetësisë nisi studimin, në Japoni jetonin vetëm 153 njëqindvjeçarë.

“Numri i tyre arriti në 1 000 në vitin 1983, në 10 000 në 1998 dhe 30 000 në vitin 2007”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nabi Tajima, 117 vjeçe, e lindur në gusht të vitit 1900, është gruaja më e vjetër në Japoni, banore e ishullit Kikai, në prefekturën Kagoshima.

Burri më i moshuar është 112-vjeçari Masazo Nonaka, i lindur në korrik  të vitit 1905, i cili jeton në ishullin e Hokkaido.

”Personat e moshës 65-vjeçare ose më të vjetër pritet të përbëjnë rreth 38, 4 për qind të popullsisë së përgjithshme në vitin 2065, nga 26,6 për qind në vitin 2015”, sipas Institutit Kombëtar të Studimit të Popullsisë dhe Sigurimeve Shoqërore.

Please follow and like us: