Albspirit

Media/News/Publishing

Marina Vjollca flet për herë të parë pas dasmës…

Me 10 Shtator Marina u kurorëzua me reperin nga Kosova, Getoar Selimi, në një ceremoni madhështore me 300 të ftuar në një resort në brigjet e Adriatikut. Gazetari Eni Shehu ka intervistuar moderatoren dhe ka zbuluar informacione ‘ekskluzive’. Edhe pse dasma ishte menduar të ishte krejtësisht private, foto dhe detaje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që vetë Marina tha se situata doli jashtë kontrollit. “Bëra shumë qejf në dasmë. Mos më bëj asnjë pyetje, vetëm më uro dhe të iki se jam vonë dhe kam mbledhje, fillon sezoni. Është e vërtetë kam kaluar në “Klan”. Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do bëjmë tjetër kjo është varësi të punës, sapo të kap një ditë pushim do ikim, do arratisemi kështu siç e kemi zakon. Lidhur me dasmën ne çdo gjë e kishim menduar private, por nuk e di pse doli situata jashtë kontrollit. E shijuam dasmën dhe morëm detin në këmbë”, tha Marina Vjollca. Në lidhje me programin që do të moderojë, ajo tha se do të jetë program muzikor i përmasave të mëdha, për kalimin nga sporti tek muzika thotë se rol ka luajtur edhe bashkëshorti i saj, Geti. Lidhur me largimin nga “Top Channal” ajo tha se nuk ka asgjë personale, por vetëm profesionale. “Besoj se çdo njeri në çdo fushë të jetës ka një cikël të vetin dhe unë besoj se përfundova një cikël dhe do të nis një tjetër”, shtoi moderatorja

Please follow and like us: