Albspirit

Media/News/Publishing

Konkurs për esenë më të mirë-studentët e universiteteve publike Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër e Vlorë

Konkurs për esenë më të mirë
“Gruaja, Paqja, Siguria” – Rezoluta 1325 e KSKB-së
Afati i fundit për aplikim: 5 tetor 2017
Kush mund të aplikojë: Studentët e universiteteve publike të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës Shkodrës e Vlorës .
SHGPS dhe partneri i saj suedez “Operation 1325”, në kuadër të projektit “Rezoluta 1325 – Të drejtat e grave nga koncepti në realitet”, ftojnë të gjithë studentët të marrin pjesë në konkursin për esenë më të mirë me temë “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Të rinjtë pritet të sjellin këndvështrimin e tyre mbi këto koncepte, realitete, ide dhe mendime mbi zbutjen e dukurive negative që cenojnë gruan, paqen dhe sigurinë në vend.
Do të ketë çmime për esenë më të mirë të zgjedhur nga vetë studentët.

Esetë mund të dërgohen me postë elektronike pranë: rezoluta1325al@gmail.com , cc: shoqatagrave@yahoo.com

Please follow and like us: