Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Pango: Mbi themele të rreme, ngrihen veç ngrehina që bien

…Bota ndërtohet e ngihet mbi bazën e vlerave, njohjes e pranimit të tyre. Njerëzit i njohin vlerat njeri tjetrit, kombeve, shoqërive, i përvetësojnë, i bëjnë të tyret, i çojnë më tej, pasurohen në shpirt, kulturë, pse jo dhe në materje..Se kjo i çon më tej të parat e shkon më tej soje…
…Ne sot po ndërtohemi (mendojmë se ndërtohemi) jo rrallë mbi bazë anti-vlerash, i promovojmë ato në poltikë, në art, kulturë, shpirt …dhe themi: “Pse jo dhe ne?A nuk kemi dhe ne art, shkencë, universitete, gjithçka…Mbi themele të rreme, ngrihen veç ngrehina që bien. Ne biem e biem …se ajo çka ngremë destionohet të shembet…Dhe vetë ata mbi ne, jo rrallë dhe ne, kënaqemi ta shembim e rishembim…se s’ka bazë e themel…A nuk kanë kërkuar të na rilindin, gjithnjë të na rilindin, të gjithë ata që vumë mbi krye… ( kurrë të lindin e të vijojnë atë, sadopak, që kanë ngritur të tjerët). Shihni pas një shekull histori…

Please follow and like us: