Albspirit

Media/News/Publishing

OSBE: Manipulimi në zgjedhje nuk do ta ndryshonte rezultatin

Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, ku ka evidentuar shitblerje të votave dhe kritikat për zgjedhjet, por raporti thekson se këto manipulime nuk do ta ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita po merren me akuza kundër njëra-tjetrës, askush nuk e përmend këtë fakt të rëndësishëm.që është: “Nuk ka pasur demokraci në hartimin e listave të kandidatëve, një akuzë kjo e drejtpërdrejtë ndaj Lulzim Bashës, kryetarit të PD, i cili përgatiti lista kandidatësh i vetëm, i izoluar në zyrën e tij. Lista të cilat i shkatuan Partisë Demokratike një katastrofë elektorale me 25 qershor”. Raporti e thotë qartë, duke i dhënë peshë të madhe dhe duke e përmendur për herë të parë këtë fenomen, pasi asnjëherë më parë kjo pikë nuk ka qënë përmendur në raportet e OSBE/ODIHR. Pra, dje raporti e theksoi më qartë se hartimi i listave të kandidatëve, veprimi i Lulzim Bashës është kthyer në një shqetësim për ndërkombëtarët, njeriu që pretendon që është lideri perëndimor i PD, në fakt kthehet në shqetësimin e ndërkombëtarëve për shkak se përgatiti lista kandidatësh i fshehur dhe turpësisht nuk i konsultoi dhe nuk i miratoi ato në asnjë strukturë të zgjedhur të Partisë Demokratike, duke bërë një akt të paprecedent në historinë e PD, e cila solli jo pak pasoja për opozitën në zgjedhjet e 25 qershorit.

Please follow and like us: