Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi, opozitari Navalni në “Twitter”: Më kanë arrestuar!

Opozitari rus, Aleksi Navalni ka njoftuar në “Twitter” se është arrestuar nga autoritetet policore në Moskë. Mësohet se prangat i janë vënë pasi ka dalë nga banesa, ndërsa po shkonte në një takim elektoral. “Policia më ka sjellë në komisariat”,  ka shkruar Navalni, duke shtuar se nuk e dinte arsyen e ndalimit. Në profilin e tij në Instagram, ai ka postuar një video ku shihen agjentët që zbresin nga makina për ta arrestuar. Sipas zëdhënësit të Navalnit, Kira Iarmych, opozitari, i cili synon të sfidojë presidentin Putin në zgjedhjet presidenciale në mars, duhej të merrte trenin për të shkuar në një manifestim të autorizuar nga policia. “Plaku Putin nuk do që unë të shkoj në Nishny Novogrod. Kremlini i konsideron takimet e mia me zgjedhësit si një kërcënim të madh dhe mua si një fyerje”,  ka shkruar Navalni.

Please follow and like us: