Albspirit

Media/News/Publishing

Sherr në lokal në Laprakë, 4 të plagosur

 

Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas një sherri me armë në Laprakë. Nga informacionet e para, Policia thotë se ata janë zënë në ambientet e një lokali. Më datë 29.09.2017,rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se “në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç. Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën. Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Please follow and like us: