Albspirit

Media/News/Publishing

Halil Teodori: Lamtumirë miku im, Remzi Ndreu!

Pas një sfide të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga jeta, në moshën 89-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit Shqiptar, Remzi Ndreu, një personazh i rëndësishëm i viteve të stuhishme të ndryshimeve politike në Shqipëri.

Remzi Ndreu drejtoi për disa vite Partinë e Bashkimit Demokrat duke qenë një zë i fuqishëm i opozitës shqiptare. Ai ishte ndër politikanët e parë që vinin nga shtresa e ish të përndjekurve politikë. Në aktivitetin e tij parlamentar dhe politik, Ndreu ka përfaqësuar interesat e së djathtës duke qenë themelues i PD dhe më pas kryetar i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH). Si pjesë e kësaj force politike, Ndreu ka qenë deputet në disa legjislatura dhe pjesë e koalicionit” Bashkimi për Demokraci”, të drejtuar nga Sali Berisha. Në aktivitetin e tij parlamentar janë të shumta kontributet në hartimin e ligjeve.

Remzi Ndreu ka lindur në 15 qershor 1928 në Sllovë të Dibrës. Pas përfundimit të shkollës pedagogjike, Ndreu punoi për disa vite si mësues. Më pas, gjatë viteve të rinisë, ai ka punuar si gazetar në disa organe të shtypit të kohës. Remzi Ndreu ka qenë për disa vite kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” dhe “Zëri i Rinisë”.

Në vitin 1958 familja Ndreu u godit nga sistemi komunist duke internuar gjithë anëtarët e këtij fisi. Remzi Ndreu u internua në Zharrës të Fierit dhe më pas në fshatin Shtyllas. Pas rrëzimit të sistemit komunist, Remzi Ndreu u vendos në Tiranë duke u përfshirë që në ditë e parë në proceset demokratizuese në vend, si pjesë e politikës, por edhe e shoqërisë civile me qëndrimet e tij në shtypin e kohës. Remzi Ndrehu është ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Përveç aktivitetit politik, Ndreu njihet edhe si publicist dhe autorë i disa librave historikë dhe politikë. Në homazhet e zhvilluara të shtunën në Tiranë për Remzi Ndreun ishin të pranishëm mjaft personalitete të politikës, miq, kolegë dhe drejtues të shtetit, si kryetari i Parlamentit dhe ish-kryetari i Parlamentit, Namik Dokle, etj. Rremzi Ndreu e kanë cilësuar atë si një nga politikanë më të respektuar, pavarësisht qëndrimeve të kundërta politike që kanë pasur. Ndërkohë që edhe pse z. Remzi Nreu është një nga themeluesit e PD dhe ish-deputet i së djathtës, në homazhe u vu re mungesa e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe ish-kolegëve të tij në PD?

Me pikëlloi ikja juaj mik, për ikjen nga kjo jete, por me shume me pikëllon pamundësia për të të dhënë lamtumirën në tokën tënde në dheun tënd.

Lamtumire dhe u prefsh ne paqe,

Miku im Remzi Ndreu.

Remziu, pasardhës i denjë i fisit të madh të Ndrejajve të Dibrës

Remzi Ndreu rrjedh nga fisi i madh i Ndreut të Dibrës. Dokumentet e kohës tregojnë se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi, bashkë Suf Xhelilin ishin pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e Shqipërisë.  Kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllovë të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit, si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Islam Spahiu i Lumës, Rexhep Bajraktari i Hasit, Zija Dibra, Ramiz Daci etj. Morën pjesë në shumë luftra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj. Kjo do ti kushtonte shumë fisit Ndreu ku forcat serbe i dogjën tre here kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in, shkruaj historianët. Elez Isufi dhe Suf Xhelili ishin organizatorët kryesore të kryengritjeve të vitit 1920-të shkruhet në gazetat e kohës të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.  Edhe gjatë viteve të pushtimit të Shqipërisë 1939-1944, familja Ndreu u lidhën ngushtë me lëvizjen antifashiste, duke e kthyer kullën e tyre në një qendër të asaj lufte. Pas mbarimit të Luftës, deri aty nga viti 1946 familja e Cen Elezit që njihej si familje nacionaliste e Parisë së Dibrës, nuk u prek nga komunistet që erdhën në pushtet dhe arsyeja kryesore që ata nuk u ngacmuan deri në atë kohë, ishte pjesëmarrja në Luftës Nacional Çlirimtare. Në marsin e vitit 1946, regjimi komunist i Enver Hoxhës e shpalli familjen Ndreu Familje armike. Regjimi komunist nisi represionin e egër dhe goditjen ndaj asaj familje, gjë e cila do të vazhdonte deri në vitin 1990-të. Si rezultat i atij gjenocidi të egër qe u përdor ndaj familjes së Elez Isuf Ndreut, u pushkatuan gjashtë burra, shumë të tjerë për t’i shpëtuar përndjekjeve u arratisën nga Shqipëria, dhe dhjetëra të tjerë vuajtën në burgje dhe internime me dhjetëra vjet, deri në rënien e komunizmit”.

Please follow and like us: