Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi i dhjetorit me gjithë të papriturat

 

Dashi

Puna: ndryshimet që i dëshironi gjatë kohë, së shpejti do të mund ti realizoni. Janë të nevojshme edhe disa veprime nga ana juaj që të ngrieni në karrierë. Ky muaj nuk është edhe aq i volitshëm për realizimin e planeve tuaja. Mbani llogari për problemet e mundshme me dokumentacionin dhe marrëveshjet në punë. Deri më 5 dhjetor do të keni probleme të mundshme me komunikimin, nuk do ti ndëgjoni këshillat e të tjerëve si dhe në mënyrë impulsive do të jepni vendime që do ndikojnë negativisht në punën tuaj. Pas 2 dhjetorit prisni oferta më të mira për punë dhe udhëtime.

Dashuria: më në fund do të mund të jeni emocionalisht të përmbushur, çdo cast merrni komplimente, e tërhiqni vëmendjen ndaj gjinisë së kundërt kudo që ndodheni. Do të keni mundësi ti përforconi lidhjet me njerëz të cilët gjatë kohë nuk i keni takuar dhe reagimi i tyre ndaj jush do të jetë shumë i këndshëm. Gjatë kësaj periudhe do të keni pëlqim ndaj dy personave, mirëpo vëmendja e personit më të moshuar do të ju tërheqë. Nëse jeni ndarë nga lidhja, do të keni rast të ribashkoheni deri me 14 dhjetor, por sërish do keni probleme të mundshme. Personat e lirë me këtë shenjë do të kenë mundësinë ti rikthehen lidhjes së vjetër.

Shëndeti: shqetësim i madh i shoqëruar me ankth. Probleme me traktin urinar si rezultat i infeksionit bakterial si dhe probleme të vogla me të pamurit.

Demi

Puna: bashkëpunëtorët presin shumë nga ju dhe keni përshtypjen se jeni rregullisht të pakënaqur. Edhe ata nuk e kanë të lehtë pasi janë nën presion të madh dhe kjo pakënaqësi në punë transmetohet tek të gjithë. Më shumë se gjithkush tjetër dëshironi ndryshime në punë. Prisni oferta më konkrete edhe atë përmes shokëve. Situata financiare është ende jostabile, mund të keni harxhime të palanifikuara dhe kjo ju shkakton stress dhe parahati. Megjithatë keni rastin të punoni punë me honorar, dhe përvishuni në punë pasi këto angazhime ju sjellin përfitime të mëdha. Ka gjasa që pas 10 dhjetorit të ndodhin ndryshime pozitive në karierë, sidomos nga bashkëpunimi me partnerë të huaj.

Dashuria: duhet të sjellni urgjentisht vendime që lidhen me jetën tuaj emocionale. Nëse jeni të martuar, largohuni nga zënkat dhe konfliktet, mos bini pre e kokëfortësisë së partnerit tuaj. Dëshironi ndryshime, lidhje dhe partner që ju plotëson boshllëkun. Nervoza dhe konfliktet e dëmtojnë atmosferën familjare. Personat e lirë me këtë shenjë do të krijojnë lidhje të re me shumë passion, gjë që do ti ndryshojë tërësisht.

Shëndeti: nuk keni kohë për gjumë, kokëdhembje të herë pas hershme, lëkundje të presionit të gjakut dhe shtrëngime në stomak.

Binjakët

Puna: në gjysmën e dytë të dhjetorit, zgjedhni solucion më të mirë në fushën e punës sepse atëherë do të ketë oferta të reja. Është e mundshme ndërprerja me bashkëpunimin e disa personave sepse nuk dëshironi ti përmirësoni gabimet e tjerëve. Prisni shuma të mëdha të parave, ndokush do të ju kthejë borxhin e vjetër. Keni nevojë për më shumë kohë që ti realizoni synimet e juaja. Në planin afatgjatë mundi do të ju shpërblehet.

Dashuria: nuk jeni të kënaqur me jetën e dashurisë. nëse partneri nuk ndërmerr asgjë, jeni të gatshëm të bëni ndonjë vendim personal. Pas 16 dhjetorit do të keni mundësinë të kontaktoni me një person, ku biseda do të jetë shumë produktive dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet që ju mundojnë.

Shëndeti: jeni të prirur për shpërqëndrim të vëmendjes. Kokëdhembje e shpeshtë, mundim, pagjumësi dhe rënie e pasqyrës së gjakut.

Gaforrja

Puna: më shumë do të jeni në udhëtime se sa në ambientin e punës, si rezultat i obligimeve profesionale. Bëhuni të kujdesshëm ndaj punëve të besueshme, ndokush do të ju tradhëtojë. Më në fund do ti shijoni rezultatet e mundimit tuaj, kah mesi i dhjetorit do të përforcoheni financiarisht. Deri me 17 dhjetor keni kujdes se çfarë flisni dhe çka përgjigjeni.

Dashuria: fillimi i dhjetorit ju sjell lajme të mira, por mund të mërziteni nga një person. Gjysma tjetër e muajit do të jetë më e mirë, do të njihni njerëz të rinj, do të dilni më shpesh si dhe do të shoqëroheni më shumë. Gjatë udhëtimeve në punë do të tërhiqni vëmendje ndaj gjinisë së kundërt. Nëse futeni në ndonjë lidhje serioze, kjo nuk do të ju zgjasë shumë.

Shëndeti: keni ndjeshmëri ndaj sinusëve dhe fytit. Probleme me boshtin kurrizor, keni kujdes mos i zgjatni ligamentet.

Luani

Puna: jeni në periudhë stabilizuese në fushën e punës, edhepse ende ekzistojnë barrier që ju pengojnë. Komunikimi me bashkëpunëtorët është përkeqësuar, konfliktet mund të sjellin deri në probleme më të mëdha. megjithatë, mesi i dhjetorit. Planifikoni të holla apo përfitim më të madh financiar. në fillim të muajit mund të ndesheni me kolegët, gjë që sjell ndërprerjen e marrëveshjeve të punës.

Dashuria: nëse jeni në lidhje apo në martesë, do ti përkushtoheni tërësisht partnerit apo familjes. Ky është prioriteti juaj, edhepse nuk e tregoni. Personat e lirë nën këtë shenjë mund të njoftojnë njerëz interesant pe4rmes miqve, përmes kontakteve të punës etj.

Shëndeti: probleme me qarkullimin e gjakut, aritmi e përkohshme. Probleme të mundshme të stomakut.

Virgjëresha

Puna: jeni shumë të ngarkuar, mirëpo qëndrimi pozitiv ju ndihmon ta tejkaloni lodhjen apo gjendjen e keqe shëndetësore. Koncentrohuni në aktivitetet tuaja, keni shumë ngarkesë të madhe dhe nuk dini kujt ti jepni prioritet. Nëse bashkëpunoni me koleg, do të keni konflikte që do të vijnë deri në prishjen e partneritetit.

Dashuria: është koha që të relaksoheni dhe të meditoni për veten tuaj. Ndokush vetëm do ta ëndërrojnë dashurinë. Idealet tuaja do të zgjidhen kah mesi i dhjetorit dhe do të keni mundësinë ti bashkoheni perosnit të dashur.

Shëndeti: mos prisni që të svmureni, mund të vini deri tek rënia e imunitetit, kontrolloni sheqerin.

Peshorja

Puna: prisni ndodhi marramendëse dhe keni mundësi për ndryshime të mëdha në sferën e punës. Jepni vendimet deri kah mesi i dhejtorit, kur të keni mbështetjen nga bashkëpunëtorët, partnered dhe autoritetet. Nëse keni firmë private, janë të mundshme kontrolle të shumta dhe inspeksione, prandaj edhe kushtoni vëmendje dokumentacionit.

Dashuria: në rrethin shoqëror do të keni mundësinë të gjeni partnerin potencial. Edhepse nuk jeni shumë komunikativ me të panjohurit, tani ky lloj personi mund të tërheqë vëmendje. Nuk do të jeni të vetëm gjatë kësaj periudhe, ata që janë të lidhur do të kenë probleme me familjen. Bëhuni të kujdesshëm.

Shëndeti: kokëdhembje të shpeshta. Çdo lloj teprimi mund të sjell në përkeqësim shëndetësor.

Akrepi

Puna: gjatë kohë prisni ndryshime në punë, por sërish nuk ndodhin. Fillimi i dhjetorit mund të jetë rraskapitës. Keni probleme me financat. Mund të vide deri tek konflikti me bashkëpunëtorët, do të ngarkoheni nga obligimet.

Dashuria: nuk ka iniciativë kur janë në pyetje emocionet. Nëse ndokush ju pëlqen tregoni se jeni i interesuar për të. Ndokush do të ju lëshohet nga e kalaura, mirëpo ju nuk shfaqni interes. Ata që janë në lidhje do të ballafaqohen me probleme të natyrës së ndryshme dhe përkushtimi ndaj partnerit po ju neverit. Ata që janë vetëm, kanë gjasa të takojnë partner i cili do ti tërheq në mënyrë fatale.

Shëndeti: disponimin e keni në rënie, të gjithë po ju pengojnë. Pagjumësi, kontrolloni pasqyrën e gjakut.

Shigjetari

Puna: ndryshimi në ambientin e punës, ju ka sjell structure më të qartë. Problemet e papritura po rriten ndërsa vonesa e pages po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme. Së shpejti do të ju happen mundësi në sferën e kontabilitetit, punë në secretariat, përpunime me reklama etj. Në vazhdim të muajit duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë angazhimit tuaj.

Dashuria: a e keni kohën të kaloni në një fuhë tjetër të njoftimeve? Do të takoheni me shumë shokë dhe do njoftoheni me njerëz të kategorive të ndryshme. Nëse jeni në lidhje, pakënaqitë e shumta shpesh herë përfundojnë në konflikte. Mos tentoni të bëni compromise, prisni për ndonjë moment më të volitshëm. Dëshironi një partner ta keni përkrah vetëm për vete.

Shëndeti: balansoni ritmin tuaj dhe ëni llogari ndaj lëndimeve. Probleme me presionin e gjakut.

Bricjapi

Puna: në fillim të dhejtorit më në fund do të merrni frymë lirshëm dhe do të filloni të funksiononi mirë. Deri tani nuk ka qenë në rregull në sferën e punës, as në nënshkrimin e marrëveshjeve. Financat do të stabilizohen së shpejti dhe do të keni komunikim më të mirë me bashkëpunëtorët. Nëse dëshironi të ndërroni vendin e punës keni kujdes gjatë kësaj periudhe. Disa gjëra duhet ti përsërisni shumë herë deri sa të realizohen.

Dashuria: ka gjatë kohë që nuk po ju funskionon ana emocionale ashtu siç ju e dëshironi. Ju presin kontakte të reja dhe vardisje nga pala e kundërt, ku nuk do të dini ku të anoni. Jepni vetes hapësirë të bollshme dhe mos i injoroni emocionet. Ata që janë në lidhje do të vazhdojnë të kenë probleme, deri në situata të tensionuara. Deri në fund të maujit zbutni raportet.

Shëndeti: jeni të lodhur dhe ju duhet më shumë energji. Mos konsumoni ushqim të tepruar, zvogëloni vaktet.

Ujori

Puna: mos e teproni duke filozofuar në fillim të muajit. Ndokush po ju analizon me vëmendje çdo veprim tuajin, bëhuni të sinqertë në dhënien e vendimeve, do të keni presion nga të gjtiha anët, duke filluar nga bashkëpunëtorët. Ky është një fillim i mbarë dhe prisni oferta të reja. Hyrja në partneritet me të tjerët do të jus jell vetëm telashe dhe pakënaqësi gjatë kësaj periudhe.

Dashuria: prisni ndokënd nga e kaluara që të ju afrohet në pasionin dhe emocionet tuaja. a vlen që të prisni ose jo, këtë ju më së miri e dini. Të gjithë Ujorët e zënë duhet të udhëtojnë më shpesh për ta rifreskuar lidhjen. Keni kujdes në lidhjet paralele, mund të vini deri në skandale të mëdha. Shëndeti: janë të mundshme probleme me ushqimin dhe shtimin në peshë. Trashësia ngushton enët e gjakut, andaj bëni kujdes.

Peshqit

Puna: ju presin punë që kërkojnë angazhim më të madh dhe energji të pafund. Po, prap se prap, nuk ju vjen rëndë të punoni kur shihni se ka efekt puna që ju e doni. Mbani llogari për dokumentet, mos i humbisni gjërat me vlerë. Puna në ekip ju nevoitet më shumë se kurrë, andaj bashkëpunoni me kolegët e punës. Jeni të ngarkuar paksa, veproni në bazë të emocioneve dhe reagoni me impulsivitet.

Dashuria: nuk jeni sumë në disponim për partnerin, keni plane tjera dhe jeni shumë të lodhur. Dëshira për të ndryshuar diçka në jetë është shumë më e madhe dhe rrethanat po ju nxisin ta bëni. Ata që janë në lidhje më të gjatë do të planifikojnë bashkëjetesë, ndërsa nëse jeni person pa ndjenja dhe emocione, atëherë më mirë planifikoni ndarjen më herët. Personat e lirë mund të dashurohen fshehtazi në ndonjë lidhje, do të përjetoni të papritura dhe momente shumë të bukura.

Shëndeti: jeni shumë të ngarkuar dhe keni nevojë për pushim. Kjo periudhë ju shkakton ndryshim të vazhdueshëm të disponimit, probleme me stomakun dhe pagjumësinë.

Please follow and like us: