Albspirit

Media/News/Publishing

E tmerrshme/Neonazistët torturojnë homoseksualët në Rusi

Një grup neonazistësh në Rusi ka krijuar profile të rreme në rrjetet sociale, me pretekstin se duan të luftojnë pedofilinë, dhe i përdorin ato për të “peshkuar” të rinj homoseksualë. Pasi organizojnë takime me ta, neonazistët i tallin, i torturojnë dhe më pas publikojnë videot në internet. Gjithçka është organizuar nga ultranacionalisti rus Maxim Martsinkevich, i njohur ndryshe me emrin “Mannaia”. Neonazistët u lënë takim homoseksualëve të moshave 16 vjeçare e më pas ushtrojnë dhunë psikologjike e fizike ndaj tyre, para kamerës. Aksioni i neonazistëve bëhet në dritë të diellit, madje shpesh herë edhe në publik. Jo rrallë herë veprimet e tyre përkrahen nga kalimtarë të rastit. Pamjet e këtyre torturave po bëjnë xhiron e botës në internet.
Please follow and like us: