Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan në Greqi, vizita e një presidenti turk pas 65 vitesh

Qeveria greke ka bërë me dije se presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan do të vizitojë Athinën pas ftesës se homologut te tij grek në datat 7 dhe 8 dhjetor. Ai do të takojë presidentin grek Pavlopoulos si dhe kryeministrin Tsipras me tema kryesore në axhendën e bisedimeve, sipas qeverisë greke, krizën migratore, sigurinë në rajon, bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet BE-Turqi si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Por sipas mediave turke bisedime do të ketë edhe për çështjen e azilit që u është dhënë tetë ushtarakëve turq të arratisur në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit si dhe për çështjen qipriote. Presidenti turk shoqërohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, si dhe nga nga 11 drejtorë të mediave turke bashkë me 46 gazetarë.

Please follow and like us: