Albspirit

Media/News/Publishing

Kuçovari var veten pas vdekjes së bashkëshortes

 

Një vdekje ka ndodhur në Kuçovë, ku një burrë i ka dhënë fund jetës tragjikisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Perondi, këtë të diel, në Kuçovë. Mbrëmjen e djeshme, policia është njoftuar me anë të një telefonate, se një person është gjetur i varur. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor, ku ka rezultuar se Hatem A., 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

 

Please follow and like us: