Albspirit

Media/News/Publishing

Do ekzekutonin kryeministren britanike, arrestohen Rahmani dhe Aqifi

 

Shërbimet sekrete kanë zbuluar dy të rinj Nai’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç dhe Mohammed Aqif Imran, 21 vjeç pasi dyshohet se përgatitën një komplot për të ekzekutuar kryeministren britanike, Theresa May.

Ata mendohet se do të përdornin një bombë të maskuar si një qese për të hedhur në erë portat e Doëning Street dhe pastaj ta sulmonin me thika.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Londër dhe Birmingham javën e kaluar dhe u akuzuan për terrorizëm. Ata do të paraqiten ditën e sotme në Gjykatën e Magjistraturës në Ëestminster.

Komploti është zbuluar dje nga Andreë Parker, kreu i MI5, i cili u tha gjithashtu ministrave se shërbimet e sigurisë kanë parandaluar 9 sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar.

Policia londineze tha se Nai’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç nga veriu i Londrës dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç nga Birmingham, ishin akuzuar për përgatitjen e një akti terrorist.

Please follow and like us: