Albspirit

Media/News/Publishing

Majlinda Bregu: Basha, djali i shkolluar me aftesi elegante

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kritike e hapur e Bashës në PD, ka folur me tone të forta kundër kryetarit të demokratëve. Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc News” me Mirela Milorin, e pyetur për Bashën dhe përplasjet me të, Bregu ka treguar nisjen e problemeve mes tyre.

“Unë kam qenë më afër me të për ecurinë, moshën, momentin, trajektoren politike, sesa Topallin, Patozin, Boden, se unë dhe Basha hymë në parti politike njësoj, ishim paralel në gjimnaz, dhe kur hyn tenton të kesh një grupim për të mbajtur njëri-tjetrin se po hynim në një ambient që nuk kishim familjaritet. Problemet me Bashën filluan kur nuk mendonim më njësoj, kur Berisha u largua, Basha kishte pamjen e një djali të shkolluar jashtë me aftësi elegante dhe partia duhet të merrte disa forma të tjera menaxhimi, të kishte një format si janë kompanitë sot në botë. Por tendencat për të sulmuar, përjashtuar, vendosur në vështirësi ata që mendonte se mund të vinin atë në vështirësi, filluam të kishim debatet e para por krejtësisht normale brenda grupit. Qëndrimet e mia të ashpra nisin me reformën në drejtësi, por për hir të një qëndrimi të luhatur të Bashës vetë që na vuri në siklet dhe disfavor me partnerët se po etiketoheshim se PD nuk e donte reformën dhe vetingun për shkak të lojës dyfish të Bashës. Sot nuk ka PD, e thotë cdo anëtar, po dëshmohet cdo ditë nga mbledhjet farsë të strukturës për analizën, se përgjegjësinë për humbjen duhet ta mbajë kryetari. Kjo nuk është partia ku hyra unë, Topalli, Bode, Patozi, qoftë edhe Berisha”, tha Bregu.

Please follow and like us: