Albspirit

Media/News/Publishing

Rama nxjerr nga salla të rinjtë që e fërshëllyen: Shkoni në pyll, hipni nëpër pemë

Edi Rama u shfaq i nervozuar në një aktivitet me të rinjtë në Ditën e Rinisë. Ai nxorri nga salla disa nga të rinjtë që kishin mbushur Parkun Olimpik të Tiranës. Shkak është bërë fakti që disa të rinj kanë fërshëllyer mes brohoritjeve të qindra të ftuarve.

“Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjonë. Dakort bilbila? Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni. Jemi për natyrën, por jemi edhe në një ditë të shënuar që është Dita e Rinisë. Më duket e padrejtë që disa bilbila vazhdojë edhe fishkëllejnë. Më duket e padrejtë se nuk jemi në pyll këtu. Pylli është afër. Dakort? Unë nuk hyj të ato që dorëzohem dhe ti bilbil atje me gjyslykë, që ke gjithë kohës me gishta në fyt. Është shumë mirë të ikësh dhe të t’i japësh fund” ka thënë Rama duke iu drejtuar të rinjve.

Kryeministri foli pak dhe u duk i bezdisur nga aktiviteti. Pasi ka parë që organizatorët e aktivitetit janë kujdesur t’i nxjerrin jashtë të rinjtë, Rama u mor sërish me ta kur tha: “Dua t’i shpreh falenderimin bilbilave. Më vjen shumë mirë që ikën nga salla!”

Please follow and like us: