Albspirit

Media/News/Publishing

Si e shpërndanë televizionet indipedente gënjeshtrën e Veliajt se gjoja sot po mbillte pemë

Media sjell më poshtë fotot e disa mediave (Top Channel i Vjollca Hoxhes, Klan i Aleksander Frangaj, News 24 i Irfan Hysenbelliu, Report Tv i Carlo Bollinos, ABC News i Aleksander Frangaj, Ora News i konsullit te Meksikes Ylli Ndroqi)…

Kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga Shqipëria që prej mbrëmjes së djeshme. Burime të medias thonë se ai ka zbritur në orën 21:00 në Fiumiçino, aeroporti i Romës. Por ndërkohë në mediat shqiptare vazhdojnë të transmetohen kronikat e gatshme të Bashkisë Tiranë. Sot për shembull kronika e shpërndarë nga zyra e propagandës së Erion Veliajt, është ajo që ka të bëj me mbjelljen e pemëve në atë zonë që do të quhet si pylli orbital i Tiranës. Media sjell më poshtë fotot e disa mediave (Top Channel i Vjollca Hoxhes, Klan i Aleksander Frangaj, News 24 i Irfan Hysenbelliu, Report Tv i Carlo Bollinos, ABC News i Aleksander Frangaj, Ora News i konsullit te Meksikes Ylli Ndroqi), që e kanë pasqyruar në bllok këtë kronikë, ndonëse kryebashkiaku ka dy ditë jashtë Shqipërisë.

Please follow and like us: