Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti i ShISh me 127 emrat e krerëve të policisë të implikuar me drogën

Në peridhën mes fillimit të 2016 dhe fillimit të 2017, Shërbimi Informativ ka dërguar me dhjetra informacione drejt Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në dy vitet e fundit. Ashtu sikurse dihet informacionet e ShISH- it shkojnë të gjitha edhe mbi tryezën e Kryeministrit. Por në këtë kohë të gjithë e mbajnë mend se Edi Rama vazhdonte të bënte sikur hashashi nuk ekzistonte në Shqipëri dhe sikur e gjitha qe një shpikje e makinerisë së baltës dhe mediave të kazanit. Pikërisht për të vërtetuar se Rama gënjente, kolegët tanë të Exit.al, botuan dje faksimilet e një materiali përmbledhës të shish që informonte institucionet e tjera. Ndërsa sot ata kane botuar të gjitha faqet me shefat e policisë në shumë qytete qe dyshohen se kane bashkepunuar me trafikantët e drogës. Ja cilët janë 127 punonjësit e policisë të cituar nga raporti prej të cilëve vetëm 5 janë zyrtarisht nën hetim zyrtarisht, ndërsa 8 emra të tjera janë denoncuar nga PD për përfshirje në trafikun e drogës.

Please follow and like us: