Albspirit

Media/News/Publishing

Rama, një tjetër telash me vëllain Taip

Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes ShBA-së dhe Turqisë. këtë të dielë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka folur me nota të ashpra për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump duke theksuar se do të luftojë me “të gjitha mjetet kundër njohjes së tij nga Shtetet e Bashkuara”, njofton agjensia franceze e lajmeve AFP. Erdogan shkoi edhe më tej duke e etiketuar shtetin hebre si terrorrist dhe “vrasës fëmijësh të pafajshëm”.

“Palestina është një viktimë e pafajshme (…) Ndërsa përsa i përket Izraelit është një shtet terrorrist, po, po terrorrist ka deklaruar Erdogan nga Sivas një qytet në qëndër të Turqisë.

Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është shprehja e Rexhep Taip Erdoganit se “Në do të luftojmë deri në fund dhe me të gjitha mjetet” kundër këtij vendimi që do të diskutohet që në samitin e Organizatës së bashkëpunimit Islamik që do të mbahet të mërkurën në Stamboll.

Dhe këtu kjo thirrje e re e Erdoganit nuk është çudi të implikojë edhe diplomacinë shqiptare. Duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet ai mut ti kërkojë edhe vëllait të tij Edi Rama, që e shpalli Turqinë porsa erdhi në pushtet partner strategjik të Shqipërisë, të bëhet aktiv në këtë pikë.

Të njëjtën gjë kishte kërkuar Edrogani edhe nga ish miku i tij i shndërruar më pas në armik, ish kryeministri Berisha. Ai i kërkoi votën pro palestinës në OKB dhe kur nuk e arriti atë, u prish përfundimish me kryeministrin shqiptar.

Si pasojë e kësaj prishjeje, Erdogan e ndihmoi Ramën që gjatë fushatës së vitit 2013 duke e pritur atë personalisht megjithëse qe ende vetëm një lider opozite. Erdogan e përsëriti mbështetjen elektorale për “vëlla Edin” edhe katër vite më vonë kur ai dha para zgjedhjeve një intervistë ekskluzive në “Top Story”.

Reezultat i kësaj lidhjeje të fortë që e bëri Ramën të udhëtojë si pasagjer i veturës së drejtuar nga erdogan me rastin e hapjes së urës së tretë të Bosforit, është edhe premtimi i Turqisë për të mbështetur hapjen e linjës kombëtare ajrore shqiptare.

Nga ana tjetër, Rama po i kthen reston duke shkulur nga vendi rrejtin arrsimor të Gylenit, jo me metodat brutale të Erdoganit, por duke vënë klientët e tij të blejnë shkollat e mesme dhe universitetet.

Por tani me deklaratën e fundit të presidentit islamo konservator turk, kundër njohjes së Jeruzalemit nga Trump dhe kërkesës së tij për përdorimin e të gjitha mjeteve, kryeministri shqiptar mund të vihet sërish në vështirësi.

Nuk është çudi që “vëllai i madh” të ushtrojë trysni që Rama ta dënojë vendimin me Trump, me të cilin kryeministri shqiptar ka rekorde të këqia që prej fushatës zgjedhore në Shba. Deri më tani Shqipëria nuk ka ende një qëndrim të qartë për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Shba, por gjeja që mund ta lehtësojë më shumë Tiranën është fakti se përpos unisonit të vendeve arabe edhe të gjitha vendet e BE e kanë dënuar njëzëri aktin unilateral të presidentit amerikan. /Lapsi.al/

Please follow and like us: