Albspirit

Media/News/Publishing

Komisionerja kundër Diskriminimit blen makinë 40 milionë lekë

Nga vëzhgimi më i fundit i Tpz.al, rezulton se Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku e cila ka porositur një makinë. Institucioni i saj ka hapur një tender për blerje automjeti që do të mbahet në datë 18 dhjetor. Fondi për makinën është 33.333.333 lekë të vjetra, ndërsa me TVSH kjo vlerë shkon 40 milionë lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 10 ditë kalendarike duke filluar nga data e lidhjes së kontratës.

Baraku e preferon makinën me sensor parkimi, kamera parkimi prapa, xhama me nuancë, radio me CD, timon hidraulik, sedilje lëkure me ngrohje dhe navigator. Gjithashtu e kërkon që të jetë e prodhuar në vitin 2017, me kilometrazh 0 dhe 5 vjet garanci.

 

 

Please follow and like us: