Albspirit

Media/News/Publishing

LSI sulmon presidentin e KE: Uroj të mos ketë qenë i pirë në konferencën me Ramën

Opozita është futur në një kurs intensiv sulmesh ndaj zyrtarëve më të lartë të SHBA-BE.

Deputeti i LSI, Luan Rama, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se shpresonte që presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të mos ketë qenë i pirë me deklaratat e tij për reformat e suksesshme të qeverisë shqiptare.

Duke iu referuar konferences së përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit të KE, Juncker, Luan Rama insistoi madje dy herë në qëndrimin e tij

Çollaku: Europol të nesërmen çfarë

Luan Rama: Unë uroj që Juncker të mos ketë qenë i pirë kur ka folur.

Qafoku: Si ishte kjo?

Luan Rama: Uroj të mos ketë qenë i pirë. E ka parë edhe Landi atë videon dhe bën sikur nuk e di.

Kujtojmë që pak më herët edhe ish-kryeministri, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj ambasadorit Donald Lu. Berisha tha se Lu ka konflikt interesi per kryeprokurorin pasi është akuzuar nga Llalla për korrupsion.