Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Opinioni i papërgatitur i Euralius, ambasadorët të respektojnë Kushtetutën

I ftuar në studion e lajmeve  të “Syri.net”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Menjani është shrehur se opinioni i Euralius ishte i papërgatitur dhe se këtë opinion e kishte shefja e misionit të Bashkimit Evropian.

“Opinioni i Euralius ishte i parapërgatitur. Këtë opinion e kishte  shefja e misionit të BE-së në vendin tonë. Nuk janë ambasadorët fajtorë, nëse qëndrimet e tyre publike nuk shkojnë përshtat me Kushtetutën që ata e kanë bërë bashkë me ne, patjetër që do të marrin kritika”, tha Manjani.

Ai tha se, politikanët shqiptarë sado kriminelë të jenë votohen nga populli, ndërsa shtoi se, ambasadorët vijnë për të përfaqësuar interesat e vendeve të tyre.

“Politikanët shqiptarë sado kriminelë të jenë, i voton populli shqiptar, ndërsa ambasadorët vijnë për të përfaqësuar interesat e vendeve të tyre, në kushtet normale. Parlamenti i Shqipërisë duhet të zbatojë kushtetutën”,  deklaroi Manjani.

Please follow and like us: