Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta profesori i njohur në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Prof. Dr. Paskal Haxhi. Haxhi ishte një prej bashkëthemeluesve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës. Autor i shumë librave dhe punimeve shkencore, Profesor Haxhi dha një kontribut të shquar në shkencën juridike shqiptare.

Lajmin për vdekjen e tij e dha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati.

“Ndahet nga jeta Prof. Dr. Paskal Haxhi… Mirënjohje dhe respekt për gjithçka na dha! Nder dhe kënaqësi të isha asistentja e tij dhe ta kisha udhëheqës së dizertacionit doktoral! U prehtë në paqe!”, shkruan Bushati.

Mësohet se Prof. Dr. Paskal Haxhi do të përcillet për në banesën e fundit të mërkurën në varrezat e Sharrës.

Please follow and like us: