Albspirit

Media/News/Publishing

Përzgjedhja e anëtarëve të KLP, Ballanca: Avokati i Popullit nuk bën vlerësim, jemi asistues

  

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News tha se ky institucion nuk bën vlerësimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Ajo theksoi se Avokati i Popullit është vëtëm asistues në këtë proces, duke bërë vetëm listimin e kandidatëve me dokumentacionin përkatës. Ajo tha se nga ana e Shoqërisë Civile mund të ketë pasur një mosbesim për të sjelle kandidatura.

Ballanca: Përfshirja e Avokatit të Popullit në kuadër të zgjedhjes së anëtarëve të KLP ka të bëjë vetëm me asistencën që insistucioni jonë i jep si sekretariat komisionti at hoc të shoqërisë civile. Duke qenë se ky është një komision që zgjidhet vetëm për këtë rast dhe vetëm për këtë cështje ne shërbejmë si secretariat i tyre. Pra kërkesat paraqiten pranë nesh, ne bëjmë një vlerësim paraprak të kushteve, të faktit nëse kandidaturat kanë dokumentacionin përkatës për ato kritere të përcaktuara nga ligji, bëjmë një degjësë publike në prani të shoqërisë civile ku verifikojmë këtë fakt. Kjo ka ndodhur edhe herët e tjera. Rast pas rasti hapet zarfi dhe thuhet kandidati X, Y ka këto dokumenta shoqëruese dhe më pas bëhet një raport. Ne këtë raport ia kalojmë komisionit ad hoc dhe më pas bën ai vlerësimin, bën një dëgjesë publike, interviston kandidatët dhe bën edhe ai vlerësimin se kush  nga këta kandidatë merr pikët me të larta sa i përket  kritereve që ka përcaktuar ligji. Vlerësimin komisioni e depoziton tek ne, dhe ne më pas pasi e ka bërë këtë vlerësim komisioni ia dërgojmë kuvendit dhe ata më pas bëjnë një verifikim për të përzgjedhur nga 3 kanidaturat, duhet të këtë minimalisht tre kandidatura.

Cili është problemi që është vërjetur në rastin konkret?! Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës dhe thirrjeve të herë pas hershme që kanë bërë aktorët politikë që të ketë aktivizëm nga radhët e shoqërisë civile dhe shoqëria civile të dërgojë sa më shumë kanidadura të vlefshme në lidhje me këtë proces ka rezultaur se ndoshta ka munguar ka munguar besimi, ndoshta është menduar se ka qenë një procedurë që mund të mos kishte vetëm për bazë vlerën e kandidatëve apo kriteret e tyre dhe ndoshta shumë njerëz janë stepur.

Pavarësisht se janë bërë disa procedura komisioni i Shoqërisë Civile i cili është edhe kompetentë në lidhje me këtë çështje dhe që unë nuk hyj asnjëherë në përzgjedhjen apo mënyrën si ata kanë vlerësuar sepse kjo nuk është puna e jona. Por duke e parë nga jashtë nuk ka pasur ndonjë vlerësim të gabuar. Ne nuk bëjmë asnjë vlerësim, ne bëjmë formalisht listim të emrave që kanë paraqitur kërkesat dhe nëse këto kërkesa nuk kanë dokumentacionin e duhur bashkëngjitur, i kërkojmë kandidatëve të sjellin dokumenacionin. Verifikojmë faktin se cilat dokumenta ka sjellë secili kandidat në një procedurë të hapur. Sa i përket cështjes së vlerësimit ne ja dërgojmë komisionit.

Ballanca shpjegoi edhe rolin që i është dhënë Avokatit të Popullit në procesin e vettingut. Kjo sipas saj është bërë pasi ky institucion krijon besueshmëri tek qytetarët dhe politika.

Ballanca: Mandati që ne kemi në kuadër të procesit të vettingut është i përcaktuar në këto ligje. Nuk është një detyrë funksionale në jetën e përditshme, por i është dhënë një rol Avokatit të Popullit sepse është konsideruar si një institucion që krijon besim tek qytetarët, dhe krijon ato kushte për të dyja forcat politike që menaxhimi i disa aspekteve të bëhej nga institucioni jonë. Këtu dua të them se një pjesë të madhe të kësaj pune e ka bërë Totozani dhe ka qenë bara më e madhe e punës që i ka takuar atij.

Avokatja e Popullit tha gjithashtu se nuk mund ta quajë se vettingu ka hyrë në një ngërç. Sipas saj fakti që ka mendime të ndryshme e çon përpara këtë proces.

Ballanca:  Sigurisht që proceset nuk janë të lehta, sidomos ky procesi revolucionar i sistemit të drejtësisë. Asnjë nga faktorët politikë nuk ka thënë se nuk e do reformën në drejtësi, secili prej tyre thotë qartë se reforma në drejtësi duhet bërë. Kjo sepse ka një vullnet qytetar që të bëhet. Ama sesi duhet të bëhet dhe cfarë duhet të bëhet dhe kush është prioritare apo jo, secili mund të ketë mendimin e tyre. Fakti se ka mendime të ndryshme e çon përpara çështjen, nuk e çon pas. Ju ju duket sikur ka ngelur në një ngërç, unë në fakt do kisha preferuar që kriteret sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve të KLP mund të kishin qenë kritere pak më të thjeshta për tu plotësuar, por nga ana tjetër është shumë e vlefshme fakti se duke qenë se ky individ do jetë shumë i rëndësishëm sepse do të vendosë për cështjen e karrierës së prokurorëve. Kjo nuk është një gjë e vogël dhe sigurisht që duhet një person me integritet të caktuar dhe një karakteristik të caktuar dhe për këtë është përcaktuar kriteri 15 vjecar, për të qenë 15 vjet aktivist i shoqërisë civile.

/Ora News.tv/

Please follow and like us: