Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Të ndalet Lotaria Amerikane

Pas sulmit në Nju Jork, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që të ndalojë menjëherë Lotarinë Amerikane.

Më herët presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Kongresit të reformojë ligjet për emigracionin, pas sulmit të djeshëm në Nju Jork.

“Amerika duhet të korrigjojë sistemin e çalë të emigracionit, i cili i lejon personave të rrezikshëm të hyjnë në vendin tonë”, tha Trump.

Pasi kujtoi urdhërin që kufizon udhëtimet nga 8 vende me shumicë myslimane, Trump i bëri gjithashtu thirrje parlamentarëve të veprojnë mbi propozimet e tjera të administratës së tij për të fuqizuar sigurinë e brendshme, pasi për udhëheqësin amerikan terroristët meritojnë dënimin me vdekje.

“Ata që dënohen për përfshirje në akte terroriste meritojnë dënimet më të rënda të parashikuara nga ligji, përfshirë dënimin me vdekje. Amerika duhet të qëndrojë e vendosur kundër terrorizmit dhe ekstremizmit duke garantuar që institucionet të përballojnë të gjitha aktet mizore”, vijon Trump.

Në veçanti kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon t’i jepet fund zinxhirit migrues që lejon hyrjen në SHBA falë lidhjeve familjare.

I dyshuari për sulmin, Akayed Ullah, 27 vjeç, erdhi në SHBA nga Bangladeshi në vitin 2011 përmes bashkimit familjar. Sipas autoriteteve ai është qytetar i ligjshëm dhe ka të ashtuquajturen ‘green card’.

Please follow and like us: