Albspirit

Media/News/Publishing

Zuckerberg hedh poshtë komentet e Trump

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë komentet e bëra nga presidenti Trump se Facebook ka qenë gjithmonë kundër tij dhe se ka bërë marrëveshje të fshehta kundër tij, kryesisht gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016. Presidenti Trump postoi një status në Twitter ku akuzoi rrjetin social duke thënë se lejon shpërndarjen e lajmeve të rreme për të. Nuk është hera e parë që Trump bën akuza të tilla pasi ai të njëjtën gjë thotë edhe për New York Times dhe Washington Post.

‘Unë dua t’i përgjigjem Presidentit Trump, ai pretendon se Facebook gjithmonë ka qenë kundër tij. Çdo ditë unë punoj për të bashkuar njerëzit dhe për të ndërtuar një komunitet për të gjithë. Shpresojmë t’i japim të gjithë njerëzve një zë dhe të krijojmë një platformë për të gjitha idetë. Trump thotë se Facebook është kundër tij. Liberalët thonë se ne kemi ndihmuar Trump. Të dyja palët janë të shqetësuar për idetë dhe përmbajtjet që nuk u pëlqejnë. Faktet sugjerojnë se roli më i madh që Facebook luajti në zgjedhjet e vitit 2016 ishte ndryshe nga ajo që thonë: Më shumë njerëz kishin një zë në këto zgjedhje se kurrë më parë. Ka pasur miliarda interaksione që diskutojnë çështjet që mund të mos kenë ndodhur kurrë jashtë linje. Çdo temë u diskutua, jo vetëm atë që u mbulua nga mediat’, tha ndër të tjera Zuckerberg në Facebook-un e tij.

Please follow and like us: