Albspirit

Media/News/Publishing

Modelja me këmbët më të gjata në botë

Modelja ruse është kurorëzuar me një rekord Guinness si femra me këmbët më të gjata në botë. Ekaterina Lisina, 29 vjec, më parë kishte thyer një tjetër rekord, duke u cilësuar si modelja më e gjatë në botë, shkruan “Mirror”. Rusja është 2 metër e gjatë dhe këmbën e majtë e ka 132.8cm të gjatë, ndërsa këmba e djathtë është 132.2cm. Modelja vjen nga një familje shumë e gjatë, me vëllain e saj që është 198cm, babai i saj 195cm dhe nëna e saj 182cm.       

 

 

Please follow and like us: